Frymëzuar nga romani “1984” i George Orwell, “Big Brother”, që pas transmetimit për herë të parë në vitin 1999 në Danimarkë, është një nga reality show-t më të njohur në botë. Qoftë programi origjinal i krijuar nga John de Mol Jr., versionet e transmetuar në SHBA, Itali, Indi, Shqipëri e shumë vende të tjera, formati ka mbetur i njëjtë: Një grup njerëzit që jetojnë për tri muaj (ose më shumë) të mbyllur brenda një shtëpie të vëzhguar nga qindra kamera dhe garojnë për një çmim në para.
Një garë si “Big Brother”, një eksperiment social, një reality show patjetër që ka rregulla strikte.
Megjithëse ato mund të ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin, përfshirë këtu edhe “Big Brother VIP Albania”, në vijim gjeni një listë me disa nga rregullat që banorët përgjithësisht duhet të ndjekin, shkruan Anabel.
1. Duhet t’i nënshtrohen një vlerësimi psikologjik: Para se të konsiderohen seriozisht të përshtatshëm për programin, ata që shpresojnë të jenë banorë në shtëpi duhet t’i nënshtrohen një vlerësimi psikologjik dhe një testi IQ.
2. Duhet të testohen për SST: Marrëdhëniet seksuale mes banorëve nuk janë fort të përhapura, por kanë ndodhur herë pas here. Për të mbrojtur garuesit nga përhapja e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme në shtëpinë e Big Brother, të gjithë testohen paraprakisht.
3. Nuk kanë asnjë kontakt me botën e jashtme. Kjo përfshin internetin, gazetat, telefonatat, radiot, bisedat me këdo jashtë shtëpisë (me përjashtim të rasteve kur vendos produksioni).
4. Edhe pse banorët janë të izoluar nga bota e jashtme, “Big Brother” i kërkon secilit një listë me jo më shumë se tre ngjarje serioze private/familjare për të cilat do të dëshironin të njoftohen nëse ndodhin. Nëse ndodh diçka që nuk është në listë, një person i caktuar nga banori do të vendosë nëse duhet t’i thuhet ose jo.
5. Ndalohen banderolat afër shtëpisë. Nëse shfaqen, banorët duhet të futen brenda. Nëse shfaqen njerëz afër shtëpisë, banorëve u ndalohet të komunikojnë me ta.\
6. Duhet të kenë parë të paktën një sezon të programit: Big Brother nuk është reality show tipik – është një konkurs dhe producentët duan të sigurohen se banorët e ardhshëm janë të përgatitur mirë me rregullat dhe kanë zhvilluar strategjinë e tyre për të fituar.
7. Duhet të nënshkruajnë një kontratë të gjatë: Çdo konkurrent nënshkruan një kontratë që i jep producentëve të drejtën t’i portretizojnë ata, historinë e tyre dhe imazhin e tyre në çdo mënyrë që ata e shohin të arsyeshme. Në thelb, të ftuarit humbin çdo kontroll që kanë mbi portretizimin e tyre në TV para se të shkelin në shtëpi.
8. Duhet të karantinohen përpara se të hyjnë në shtëpi.
9. Nuk mund të diskutojnë nominimet me banorët e tjerë.
10. Duhet të japin një intervistë pas largimit.
11. Disa paguhen për të qenë në program.
12. Lejohen të bëjnë aleanca.
13. Nuk mund të flasin për ndarjen e parave të çmimit me banorët e tjerë të shtëpisë.
14. Banorët nuk mund të këndojnë këngët e njerëzve të tjerë: Ky rregull është vendosur për shkak se këngët janë të mbrojtura nga e drejta e autorit dhe do t’u kushtonte para producentëve. Producentët u thonë banorëve që të ndalojnë së kënduari nëse e bëjnë këtë. Megjithatë, ata mund të këndojnë këngët e tyre.
15. Nuk lejohen të fshihen pas mobiljeve.
16. Të folurit në një gjuhë tjetër përveç gjuhës zyrtare është rreptësisht e ndaluar.
17. Bisedat në dhomën e rrëfimit duhet të jenë gjithmonë konfidenciale. Askush nuk duhet të ndajë bisedat e dhomës së rrëfimit me banorët e tjerë të shtëpisë, nëse nuk u kërkohet ta bëjnë këtë.
18. Banorët kurrë nuk duhet të frikësojnë, kërcënojnë ose veprojnë dhunshëm ndaj ndonjë personi tjetër të shtëpisë.
19. Nuk mund të kenë stilolapsa apo letër (me përjashtim të rasteve kur lejohen nga produksioni).
20. Banorët nuk duhet të diskutojnë kurrë asgjë që ka të bëjë me botën e jashtme (nuk zbatohet gjithmonë ky rregull).
21. Ndalohet rreptësisht mbulimi ose ngacmimi i mikrofonave ose kamerave, shkrimi i mesazheve sekrete, biseda në vende të fshehura (si shtrat, tavolina dhe krevate) dhe psherëtimat.
22. Produksioni ka të drejtën e vetme se çfarë të transmetojë dhe çfarë jo.
23. Nuk lejohen veshje të caktuara: veshje me logo/emra brandesh (me përjashtim kur lejohet nga produksioni) ose shkrime të caktuara. Gjithashtu nuk këshillohen veshjet me pika ose vija të holla sepse kamera mund të mos i tregojë mirë këto materiale.
24. Nuk lejohet të ndërhyjnë te pajisjet në shtëpi ose t’i lëvizin ato.
25. “Big Brother” furnizon shtëpinë me produkte pastrimi, produkte sanitare, furça dhëmbësh dhe pastë dhëmbësh. Banorët duhet të blejnë letër higjienike nga lista e blerjeve.
26. Banorët duhet të ngrihen sa herë që dëgjojnë alarmin.
27. Nuk lejohet të diskutojnë asnjë anëtar të produksionit.
28. Banorët e rinj mund të futen në shtëpi në çdo kohë, sipas gjykimit të “Big Brother”.
29. “Big Brother” rezervon të drejtën të ndryshojë rregullat në çdo kohë.
30. Është kundër rregullave të diskutosh për sezonet e mëparshme ose t’u referohesh banorëve të sezoneve të kaluara.
31. Çdo konsultim me psikologun nuk filmohet apo dëgjohet nga produksioni. Megjithatë, psikologu duhet t’i komunikojë produksionit për çdo çështje që rrezikon mirëqenien e banorit.
32. Nëse ka një urgjencë të vërtetë – për shembull një situatë që kërkon trajtim spitalor – “Big Brother” do të gjykojë çdo rast në baza individuale për të vendosur nëse banori mund të kthehet në shtëpi. Nëse kërkohet një qëndrim në spital më shumë se një ditë, banorët mund të mos jenë në gjendje të rihyjnë në shtëpi.
33. Ata nuk mund të flasin për programin pasi përfundon: Banorëve u kërkohet që të mos flasin për detaje specifike në lidhje me produksionin për tre vjet, sipas një marrëveshjeje konfidencialiteti të cilën ata e nënshkruajnë përpara se të hyjnë në shtëpi. Nëse e shkelin këtë rregull, do t’i nënshtrohen një gjobe dëmshpërblimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë
Një teknikë për orgazma të shumëfishta që pakkush e di: Gjithmonë do të dëshironi më shumë, më shumë, dhe më shumë...
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje