LAJMI I FUNDIT:

Mbi 1 milion euro investime në Qendrën e Studentëve, regjistrohen dëmet e shkaktuara gjatë karantinës

Mbi 1 milion euro investime në Qendrën e Studentëve, regjistrohen dëmet e shkaktuara gjatë karantinës

Kur kanë kaluar më shumë se gjashtë javë prej se është mbyllur karantina, në Qendrën e Studentëve në Prishtinë ka filluar renovimi i konvikteve. Pjesë e renovimeve do të jenë, konviktet numër 1,2,4,5 si dhe menza e studentëve.

Kështu ka bërë të ditur, Drejtori i Administratës në Qendrën e Studenteve, Behram Behluli, që për KosovaPress theksoi se shuma e përgjithshme e planifikuar për investime është mbi 1 milion euro.

“Ne mund t’ju informojmë se shuma e planifikuar për investime në qendrën e studentëve është më shumë se 1 milion euro. Punimet tani për tani janë duke u zhvilluar. Në konviktin 2 dhe 4 janë duke u rinovuar nyjat sanitare, në konviktin 1 dhe 5 është duke u kryer ngjyrosja e ambienteve të brendshme, në konviktin 4 është duke u kryer ngjyrosja e fasadës. Është duke u punuar në vendosjen e gypave të ujit sanitar për konviktet 4 dhe 5. Riparimi i nënstacioneve për ngrohje, të konvikteve të mensës, riparimi i pajisjeve me avull. Punime janë duke u zhvilluar në mensën e studentëve, riparime në ambientin e brendshëm, riparimi i një pjese të kulmit të mensës”, thotë ai.


Behluli shtoi se dëmtime në Qendrën e Studentëve kanë shkaktuar edhe personat të cilët ishin vendosur aty gjatë kohës së karantinës. Derisa thotë se të gjitha dëmet që janë shkaktuar gjatë kohës së karantinës janë regjistruar.

“Ka pasur dëmtime të cilat i kemi regjistruar dhe ne e kemi bërë një raport të përgjithshëm për të gjithë punën e karantinë këtu. E kemi dorëzuar raportin në Ministrinë e Arsimit, Shëndetësisë dhe në operativën për menaxhimin e karantinës. Të gjitha dëmet janë të regjistruara, mirëpo ne jemi duke punuar çdo ditë për eliminimin e tyre dhe besoj që me fillimin e vitit akademik jemi të gatshëm t’i pranojmë studentët”, thotë ai.

Qendra e Studentëve edhe këtë vit ka kapacitet të pranojë rreth 4 mijë studentë./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori