Bashkatdhetarët që kanë ardhur këtë verë në Kosovë, sipas hulumtimeve të bëra nga organizatat joqeveritare, kanë shpenzuar rreth gjysmë miliardi euro.
Ani se të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës për remitenca më të fundit janë vetëm deri në muajin maj, sipas ekspertëve që i kanë bërë këto hulumtime, thuhet se të hollat e derdhura në forma të ndryshme janë një infuzion për ekonominë e Kosovës, sidomos në kohë të pandemisë.
Sihana Bejtullahu nga Organizata joqeveritare “Germin”, organizatë kjo që merret kryesisht me çështje të diasporës, thotë se shpenzimet e bashkatdhetarëve gjatë sezonit të verës arrijnë shifrën e 500 milionë eurove.
Derisa sipas Bejtullahut, numri i bashkatdhetarëve që kanë hyrë në Kosovë këtë sezon vere, është mbi 1 milion.
“Ne jemi në procesin e analizimit të të gjitha të dhënave, qoftë atyre të hyrje daljeve gjatë kësaj periudhe të verës me prani të diasporës, e po ashtu duke përfshirë edhe fushën financiare, ku rreth 500 milionë euro llogaritet të kemi gjatë kësaj kohe, por shumë shpejt do të dalim edhe me të dhënë përfundimtare. Ajo çka është e rëndësishme të theksohet është që përveç anës financiare, prania e tyre është edhe vazhdim i mbajtjes së lidhjeve me pjesëtarë tanë që i kemi në diasporë me vendin amë. Mendojë që është një aset shumë i rëndësishëm që mund të zhvillohen programet dhe projekte të tjera të cilat do të ndikonin në zhvillimin edhe të mëtutjeshëm të vendit”, thekson ajo.
Eksperti i ekonomisë Bardh Ahmeti thotë për KosovaPress se remitencat nga diaspora, shpenzimet gjatë qëndrimit të tyre si dhe investimet e ndryshme kryesisht në patundshmëri kanë një peshë të rëndësishme për ekonominë e vendit.
“Është kaluar shifra prej 900 milionë euro gjatë vitit 2020, si dhe në këtë vit(2021) gjithashtu është arritur një rekord i fluksit të udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Kjo ka rëndësi për vendin pasi që gjatë muajve të verës rritet konsumi në të gjithë sektorët dhe pa dyshim që bashkatdhetarët kanë vlerë të rëndësishme për ekonominë e vendit. Megjithëse nuk ka diçka zyrtare, mirëpo nëse bëjmë një lexim të situatës janë diku mbi 1 milion mërgimtarë që kanë ardhur në këtë verë, dhe nëse marrim një mesatare të shpenzimeve nga 500-600 ose 400 euro të shumës simbolike, atëherë i bie që diku deri në 500 milionë euro është shpenzimi dhe realisht ato janë konsum që futet si qarkullim në tregun tonë”, thotë Ahmeti për KosovaPress.
Përveç shpenzimeve që diaspora e Kosovës bën gjatë sezonit të verës, çdo vit Kosova pranon edhe rreth 1 miliard euro remitenca. Vetëm vitin e kaluar mjetet e ardhura nga diaspora kanë kapur vlerën prej 980 milionë euro.
Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi thotë se diaspora ka qenë, është dhe do të mbetet një nga shtyllat e mëdha të përkrahjes dhe zhvillimit të vendit.
Fatkeqësisht sipas Krasniqit deri më tani diaspora është përdorë vetëm për remitenca dhe kështu Kosova dhe institucionet e saj nuk krijuan kushte për tërheqjen e investitorëve.
“Ka qenë një paaftësi e institucioneve tona në përgjithësi që të krijojmë infrastrukturë ligjore më të mirë që t’i ftojmë diasporën të investojnë, jo vetëm të sjellin ndihma për qytetarët tanë. Në këtë drejtim duhet me urgjencë të madhe, qeveria bashkë me kuvendin t’i ndryshojë ligjet, të krijojë ofertë për të bërit biznes dhe për investime në mënyrë që ne t’i ftojmë ata të investojnë në Kosovë dhe jo të na sjellin vetëm ndihma… Ka kapacitete të jashtëzakonshme nga ana e mërgimtarëve tonë që të vijnë të investojnë, ka edhe vullnet me potencial miliarda euro, që të vijnë të investojnë në Kosovë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur për fajin tonë, jo për fajin e tyre”, thotë ai.
Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), Kushtrim Ahmeti thotë për KosovaPress se vlera e remitencave për periudhën janar-maj 2021 është 446.8 milionë euro, e cila është më e lartë për 95.2 milionë euro se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ku vlera e remitencave ishte 351.6 milionë euro.
Ahmeti tregon se shtetet prej nga më së shumti janë dërguar remitencat prijnë shtetet gjermano folëse (Gjermani, Zvicër, Austri), të përcjella nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca.
Duke pas parasysh fluksin e lartё tё diasporës gjatë tremujorit të tretë të vitit, Ahmeti thotë se mbështetur në të dhëna tjera të tërthorta, BQK pret qё eksporti i shërbimeve tё udhëtimit kryesisht shpenzime tё diasporёs nё Kosovё tё shënojnë rritje vjetore prej 98.2 pёrqind në vitin 2021, ndërsa rritja e remitencave pritet tё jetё rreth 16.0 pёrqind. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova