Mbetën të bllokuar në automjetet e tyre për shkak të borës, evakuohen dhjetëra persona në Qafë Murriz

Rreth 50 persona janë shpëtuar nga automjetet që mbetën të bllokuara për shkak të reshjeve të dendura të borës në Qafë Murriz.
Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme, nëpërmjet automjeteve të posaçme nxorën pasagjerët nga zona e rrezikuar, për t’i transportuar drejt Klosit, Bulqizës dhe Peshkopisë.
Ndërkohë, borëpastrueset po punojnë për pastrimin e rrugës, për të bërë të mundur që dhe automjetet të vijojnë lëvizjen, raporton TCH.
Drejtuesit e mjeteve po qëndrojnë në makina, pasi pritet që të fillojë lëvizja e automjeteve.
Polica bën thirrje shoferëve të shmangin qarkullimin në Rrugën e Arbrit, njëkohësisht të zbatojnë rregullat rrugore.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































