LAJMI I FUNDIT:

Mbërrijnë pesë oferta për sulmuesin Mateo Retegui

Mbërrijnë pesë oferta për sulmuesin Mateo Retegui

Sergio Massa, Ministri i Ekonomisë i Argjentinës, ka konfirmuar mbërritjen e pesë ofertave për sulmuesin e Tigres dhe Italisë, Mateo Retegui.

Sulmuesi 23-vjeçar me origjinë argjentinase u thirr nga Roberto Mancini për këto dy ndeshje ndërkombëtare të marsit, me të drejtën për të luajtur për Azzurrët falë njërit gjysh italian.

Retegui bëri debutimin e tij me Italinë në ndeshjen e tyre kualifikuese për “Euro 2024” kundër Anglisë, duke shënuar golin e vetëm të Azzurrëve në humbjen 2-1.


Mateo Retegui, djaloshi që lindi në Argjentinë debutoi me gol me fanellën e Italisë
Lexo po ashtu Mateo Retegui, djaloshi që lindi në Argjentinë debutoi me gol me fanellën e Italisë

Duke folur për Radio Mitre, Massa, i cili është një mik i ngushtë i menaxhmentit të Tigre – diskutoi interesin për Retegui dhe ofertat që kanë ardhur.

“Mateo është thirrur nga kombëtarja e Italisë dhe pesë oferta të ndryshme kanë mbërritur menjëherë për të, të gjitha në tre javët e fundit. Pra, është e qartë se një lojtar 23-vjeçar me dy shtetësi mund të largohet. Nga këto pesë oferta, të paktën katër vijnë nga Evropa”, ka thënë Massa.

Dy klube që raportohet se janë të interesuar për Reteguin janë Interi dhe Milani, ku i pari e ka ndjekur atë për më shumë se një vit.

Debutoi me gol te Italia, Interi eksploron nënshkrimin e Reteguit nga Boca Juniors
Lexo po ashtu Debutoi me gol te Italia, Interi eksploron nënshkrimin e Reteguit nga Boca Juniors

Sulmuesi 23-vjeçar argjentinas-italian ka qenë në zjarr për Tigre këtë sezon, duke shënuar gjashtë gola në tetë paraqitje në ligë për klubin.

Retegui iu bashkua Tigre në shkurt të 2022 nga Boca Juniors në një marrëveshje huazimi dy-vjeçare me një opsion blerjeje prej 2.5 milionë eurosh, e cila do të aktivizohet në verë. Gjigantët e Buenos Aires kanë një klauzolë 50 për qind për rishitjen e sulmuesit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për

Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për "Euro 2026"

Hendboll
Kalo në kategori