Mbappe thotë se i tejkaluan inatet me Griezmann për shiritin e kapitenit

Kylian Mbappe është zgjedhur kapiteni i ri i kombëtares franceze, por ky vendim i Didier Deschamps ka krijuar disa pakënaqësi te lojtarët e tjerë.
Sidomos tek Antoine Griezmann, i cili shpresonte dhe besonte se do të ishte ai pasardhësi i Hugo Lloris si kapiten, pasi është një ndër lojtarët me më shumë përvojë.
Sulmuesi i Atletico Madrid pati edhe një debat me kapitenin e ri, teksa shtypi francez shkruan se ai ka menduar edhe largimin nga Franca.
Gjithsesi, situata është qetësuar dhe për këtë ka folur Mbappe.
“Bisedova me Antoinen (Griezmann). Ai ishte i zhgënjyer që nuk u zgjodh kapiteni i Kombëtares dhe kjo është e kuptueshme”.

Nga
Telegrafi
23/03/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































