Kylian Mbappe ka thënë se sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann është shefi i ekipit kombëtar francez.

Sulmuesi i Atletico Madridit do të jetë shumë i rëndësishëm për shanset e Gjelave në Rusi, sipas bashkëlojtarit të tij Mbappe.


Talenti i Paris Saint-Germain nuk ka hezituar ta cilësoj Griezmannin edhe si shef të ekipit kombëtar.

"Unë mendoj se ai është shefi i ekipit kombëtar që nga Euro 2016", ka thënë fillimisht Mbappe.

Griezmann Mbappe Lemar, Griezmann dhe Mbappe duke festuar një gol të Francës (Getty Images)

"Kur të përfundoni kampionatin evropian si golashënuesi më i mirë në vendin tuaj, ju i tregoni botës se keni supe për të trajtuar presionin".

"Ai do të jetë i rëndësishëm për ne nëse duam të arrijmë rezultate në Rusi", përfundoi talenti francez.

Ndryshe, Franca gjendet në Grupin C së bashku me Australinë, Perunë dhe Danimarkën.

Ndeshja e parë për Les Blues zhvillohet të shtunën ndaj Kangurëve me fillim nga ora 13:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app