Mbappe: Është e frikshme kur presidenti thotë se nuk do të largohesh kurrë si lojtar i lirë
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe e kishte mendjen te një lëvizje verore në Real Madrid, por ai gjithmonë e dinte se mund të shkonte si lojtar i lirë vitin e ardhshëm, kjo është arsyeja pse ai ka thënë se e ka frikësuar kur presidenti i klubit francez i ka thënë se nuk do të largohej kurrë.
Reprezentuesi francez 22-vjeçar, i konsideruar tashmë si një nga lojtarët më të mirë në futboll, ka zbuluar se qëndrimi i PSG-së ndaj situatës së tij këtë afatin kalimtar veror e bëri atë të ndihej jo komod, por ai donte vetëm atë që ishte më e mira për të gjitha palët.
“Është e frikshme kur presidenti juaj thotë se “ai kurrë nuk do të largohet si lojtar i lirë’”, deklaroi Mbappe për RMC Sport.
“Kur e dëgjova atë, gëlltita fort dhe thashë me vete ‘çfarë do të ndodhë këtu’?”.
Ishte një sagë transferimi që pushtoi botën e futbollit në ditët e fundit të afatit të verës dhe nxiti shumë debate, madje kërcënoi të prishte natyrën e sistemit të transferimeve.
PSG nuk u tërhoq
Klubi parisien tha se sulmuesi nuk ishte për shitje, edhe me një çmim tejet të lartë edhe pse lojtarit i ka mbetur vetëm një vit në kontratën e tij. Shumë menduan se mund të ishte më mirë të arkëtonin paratë, duke përfshirë edhe vetë lojtarin.
“Unë kërkova të largohesha, sepse nga momenti që nuk doja të rinovpja [kontratën time], doja që klubi të kishte një tarifë transferimi për të gjetur një zëvendësues cilësor”, shtoi Mbappe.
“Është një klub që më ka dhënë shumë, unë kam qenë gjithmonë i lumtur, katër vitet që kam kaluar këtu, dhe unë jam ende i lumtur. E kam njoftuar mjaft herët … I thashë, nëse nuk doni që unë ik, unë do të qëndroj”.
Sulmuesi i ri gjithashtu donte të sqaronte disa pika rreth historisë, duke këmbëngulur se thashethemet se ai refuzoi shumë oferta nga PSG janë të pavërteta, siç është pohimi i klubit se ai shprehu dëshirën e tij për t’u larguar vonë në afatin kalimtar.
“Njerëzit kanë thënë se kam refuzuar gjashtë ose shtatë oferta të kontratës, se nuk dua të flas me [drejtorin sportiv] Leonardon, kjo nuk është absolutisht e vërtetë. Ata më thanë: ‘Kylian tani ti flet me presidentin’”, bëri të ditur Mbappe.
“Personalisht, nuk e vlerësova faktin që ata thanë se erdha [me lajmet që ai donte të largohej] javën e fundit të gushtit. Unë thashë në fund të korrikut se doja të shkoja”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPër herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Liverpooli vendos një prioritet tjetër para nënshkrimeve të reja në janar
Cesc Fabregas dëshiron të sjellë dy yjet e Barcelonës në Como
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Kyle Walker drejt Milanit, detajet e transferimit
“Hoqa dorë nga ushqimi i shpejtë dhe alkooli”, futbollisti gjerman humbi 50 kg në pesë vjet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake