LAJMI I FUNDIT:

Mbahet Provimi i Maturës 2017

Mbahet Provimi i Maturës 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka vizituar maturantët gjatë Provimit të Maturës 2017, në Gjimnazin Filologjik “Eqrem Çabej “në Prishtinë .

Me këtë rast, ministri Bajrami u shpreh se  sot po testohen mbi 30 mijë nxënës, njëherësh theksoi se Ministria e Arsimit, ka ndërmarrë të gjitha masat që ky test të kaloi mirë, gjithashtu ka uruar nxënësit që të kenë sukses në tejkalimin e kësaj sfide, për të vazhduar me sukses edhe në shkollimin e lartë pastaj.

“Sot është ditë e rëndësishme për nxënësit sepse  më shumë se 30 mijë maturant sot po i nënshtrohen testit  dhe se matura është një fazë e rëndësishme në jetën shkollore të nxënësve sepse ata me këtë i japin fund jetës shkollore dhe fillojnë jetën akademike, ndërsa MAShT ka ndërmarrë të gjitha masat që asnjë nxënës të mos mbetet pa përfshirë në shkollimin e lartë, qoftë në sektorin publik apo privat”, theksoi ministri Bajrami.


Në vazhdim, ministri Bajrami tha se Ministria e Arsimit ka ndërmarrë të gjitha masat që të mos keqpërdoret testi nga manipuluesit e mundshëm të rrjeteve sociale dhe shtoi se kjo është një presion dhe sfidë edhe për vendet e zhvilluara , por kanë caktuar numër të mjaftueshëm administratorësh e komisionarësh të cilët do të menaxhojnë  me sukses tërë procesin,  ndërsa  keqpërdoruesit e mundshëm do të marrin dënimin e merituar  theksoi ministri Bajrami.

Ministri Bajrami, gjithashtu ka uruar edhe prindërit  për suksesin e fëmijëve të tyre, të cilët  po maturohen dhe në njëfarë mënyre po përgatiten për të ndërtuar edhe karrierën e tyre profesionale akademike.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori