Sot është mbajtur mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Zveçanit.

Pika kryesore e rendit të ditës ishte “Analiza e situatës së sigurisë në Komunën e Zveçanit", shkruan Telegrafi.


Sipas njoftimit, gjatë takimit janë diskutuar çështjet më të rëndësishme që prekin sigurinë publike dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Anëtarët e këshillit ndanë vlerësimet dhe propozimet për përmirësimin e gjendjes aktuale, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se Komuna e Zveçanit mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët dhe në nxitjen e pjesëmarrjes aktive të komunitetit në këtë drejtim. /Telegrafi/