Në kuadër të Olimpiadës së Gjuhës Shqipe, sot është mbajtur faza e dytë e testit në nivel komune, ku morën pjesë rreth 200 nxënës nga të gjitha shkollat e Komunës së Mitrovicës.
Ky aktivitet ka promovuar artin e të garuarit dhe ka kultivuar dashurinë për gjuhën shqipe si simbol të rëndësishëm të identitetit kombëtar, shkruan Telegrafi.
“Siç u theksua, vetëm nëpërmjet gjuhës do të na njohë bota mbarë, për lashtësinë dhe vlerën e popullit shqiptar”, thuhet në njoftim.
Ky aktivitet është udhëhequr nga Drejtoria komunale e Arsimit, Refik Azemi dhe Njomza Hamza. /Telegrafi/