Kanë kaluar më shumë se tetë vite që kur kompania italiane Mazzanti Automobili prezantoi modelin e parë Evantra në Monako, e tani ka sjell versionin e fundit të kufizuar në numër serik.

Mazzanti prezantoi Evantran e avancuar, e rezultat i kësaj është versioni Evantra Millecavalli që ka motor prej 7,3 litra LS7 V8 twin-turbo që prodhon 1.200 kuaj-fuqi, transmeton Telegrafi.


Tani Mazzanti është rikthyer me një version tjetër të Evantra me emrin Evantra Pura. Kompania dëshiron ta shfaq “pastërtinë” me këtë model.

2 69

Evantra Pura ka motor me 6,2 litra V8 me “prejardhje amerikane” që vjen me 761 kuaj-fuqi. Është dukshëm më pak sesa versioni më i fuqishëm nga viti 2018, por Mazzanti ka zvogëluar dukshëm peshën e veturës për 90 kilogramë në raport me versionin origjinal që peshonte 1.290 kilogramë.

3 49

Falë kësaj Evantra Pura arrin shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë për 2,9 sekonda e atë maksimale e ka të kufizuar në 360 km/h.

4 40

Megjithatë këtë veturë mund ta kenë pak fatlumë, pasi ky mjet ekzotik është i kufizuar sa i përket njësive të prodhuara - që është në vetëm pesë. /Telegrafi/

5 29

6 24

7 21

8 21