Anthony Joshua është boksieri më i madh në botë për momentin.

Nivelit të tij i afrohet vetëm Floyd Mayweather, i cili do të përballet më 26 gusht ndaj Conor McGregor.


Një super përballje kjo që do të zhvillohet në Las Vegas dhe ka marrë vëmendjen e të gjithë adhuruesve të boksit.

Dhe, natyrisht se pa qëndrim nuk mund të mbetet as Anthony Joshua, i cili ka shprehur përkrahjen e tij të hapur për Floyd Mayweather.

Joshua ka qëndruar së fundmi në qendrën e boksit të Mayeather, ku ka zhvilluar një seancë stërvitore e ku i pranishëm ka qenë edhe vet boksieri amerikan.

Në Instagram, Joshua ka shprehur hapur përkrahjen e tij për Mayeather, duke besuar në një fitore të tij.

Personalisht Joshua pritet të zhvillojë përballjen e ardhshme në nëntor. /Telegrafi/

telegrafi sport app