Lothar Matthaus është i bindur se trajneri i RB Leipzig, Julian Nagelsmann, do të zëvendësojë gjermanin Hansi Flick në stolin e Bayern Munichut.

Flick njoftoi të shtunën se ai synon të largohet nga Bayerni në fund të sezonit , me 56-vjeçarin që pritet të marrë detyrën e trajnerit të Gjermanisë pas Euro 2020.


Nagelsmann thuhet se do të jetë kandidati i preferuar i ekipit bavarez për të marrë detyrën e trajnerit këtë verë, por 33-vjeçari tha këtë javë se nuk ka pasur bisedime midis tij dhe kampionëve të Bundesligës.

Sidoqoftë, legjenda e Bayernit dhe Gjermanisë, Matthaus beson se Nagelsmann dëshiron të trajnojë Bavarezët dhe beson se trajneri i Red Bull Salzburg, Jesse Marsch, do të shkoj në RB Leipzig.

“Mendimi im është: Flick shkon te DFB, Nagelsmann te Bayern dhe Jesse Marsch te Leipzig”, ka thënë fillimisht Matthaus për Sky.

nagelsmann 1

“Sigurisht, Bayerni nuk foli me Julian Nagelsmann drejtpërdrejt, por filloi bisedën me rrethin e Julian Nagelsmann dhe unë jam ende duke qëndruar pranë kësaj sot”.

“Unë jam i bindur që Julian Nagelsmann do të pasojë Hansi Flick. Ai dëshiron të marrë hapi tjetër në karrierë”, përfundoi legjenda gjermane. /Telegrafi/

telegrafi sport app