Matoshi: Thaçi e Mustafa kanë rrejt, Demarkacioni s'është kusht për liberalizimin e vizave

Gazetari dhe analisti politik, Halil Matoshi i ka quajtur gënjeshtar kryeministrin Isa Mustafa dhe presidentin, Hashim Thaçi, sepse sipas tij, demarkacioni me Malin e Zi nuk është kusht për liberalizimin e vizave.
“Me 23 maj Presidenti i vendit Hashim Thaci ka rrejt publikun: Ai për Radio Evropa e lire ka thane se ‘… agjendat ditore nuk mund ta cënojnë dhe rrezikojnë procesin e liberalizimit të vizave. Asnjë interes i adresave të caktuara të ngushta politike nuk do të mund të tejkalojë interesin madhor, vullnetin madhor të qytetarëve të Kosovës, interesin e përbashkët dhe qëllimin e vizionin tonë evropian për liberalizim të vizave”, ka shkruar Matoshi në rrjetin social facebook.
Lexojeni të plotë postimin e Matoshit:
Thaci e Mustafa kane rrejt: Demarkacioni me Malin e Zi nuk asht kusht per liberalizimin e vizave!? * Me 23 maj Presidenti i vendit Hashim Thaci ka rrejt publikun: Ky njeri fillimisht thojke se asni milimeter toke nuk i asht dhane Malit te Zi. Ai per Radio Evropa e lire ka thane se ”... agjendat ditore nuk mund ta cënojnë dhe rrezikojnë procesin e liberalizimit të vizave. Asnjë interes i adresave të caktuara të ngushta politike nuk do të mund të tejkalojë interesin madhor, vullnetin madhor të qytetarëve të Kosovës, interesin e përbashkët dhe qëllimin e vizionin tonë evropian për liberalizim të vizave”. (https://www.evropaelire.org/a/27752021.html)




















































