Drejtori i Zyrës për Informim në Kabinetin e kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, e ka quajtur ‘demagog’, Abdullah Hotin, kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës.
Reagimi i Matoshit për shkak të reagimit të Hotit ndaj pritjes që i ka bërë kryeministri Haradinaj sot në zyrën e tij në kryeministri një grupi bashkëpartiakësh nga dega e AAK-së në Pejë.
Hoti e ka akuzuar kryeministrin Haradinaj se e ka shndërruar zyrën e kryeministrit në zyrë partiake.
“Abdullah Hoti, nji politikan i i bute ne pamje po agresiv ne retorikat e tij – nji demagog i artikuluem – po thote se Zyra e kryeministrit nuk guxon të kthehet në zyre të AAK-së”, ka shkruar Matoshi në Facebook.
Lexojeni të plotë postimin e Matoshit:
“Abdullah Hoti, ky demagog i artikuluem!?
Bashkepartiaket e Kryeministrit Ramush Haradinaj (dega e Pejes) e uruan Kryetarin e AAK-së për postin e të parit të Qeverisë së vendit, duke i ofruar mbështetje të parezervë në të gjitha planet për një qeverisje të mirë, transparente dhe llogaridhënëse.
Abdullah Hoti, nji politikan i i bute ne pamje po agresiv ne retorikat e tij – nji demagog i artikuluem – po thote se Zyra e kryeministrit nuk guxon të kthehet në zyre të AAK-së.
Po, ai ka te drejte ta thote kete, porse Haradinaj asht Kryetar i AAK-se dhe nuk ka asnji ligj qe ia ndalon me i prite per kafe qytetaret e vendit, pra as ata qe perkasin ne AAK, sepse secili qytetar ka te drejte me e perhajrue kryeministrin e vet per detyren dhe kjo asht edhe nji ane e ndritshme e tradites kosovare.
Hoti e ka perzi – si duket – postin e Kryeministrit me ate te Presidentit te vendit!?
Apo e ka tahne sa per popullizem!?
Ligji per zgjedhjet ndalon shfrytezimin e aseteve shtetnore per me ba fushate por jo pritjen e dashamiresve per urime ne Kryeministri!?
Qe Zotni Hoti cka thote ligji:
3.4. “Person i cili mban post publik, të zgjedhur ose emëruar nuk mund ta përdor atë post apo ndonjë nga burimet e tij për qëllim të sigurimit të votave. Asnjë burim i ndonjë institucioni të administratës publike në nivel qendror ose komunal apo ndonjë ndërmarrje në pronësi apo e kontrolluar nga autoritetet qendrore ose lokale nuk mund të përdoret apo aplikohet në mbështetje të subjektit politik në zgjedhje.”
Nese na qenka aq i zellshem ne mbrojtje te idese se shtetit, pse nuk e komentoi kandidati i LDK-se ndalesen qe Kryeministri e ka ba per shfrytezimin e aseteve te shtetit (veturave zyrtare) per me ba fushate parazgjedhore per te gjithe zyrtaret e shtetit
“Zyra e Kryeministrit nuk eshte zyre e AAK-se. Ajo zyre nuk guxon te kthehet ne sherbim te fushates zgjedhore te AAK-se. Kjo tregon modelin e qeverisjes qe nuk do te lejojme te vazhdoje.Eshte e pa kuptimte deklarimi i Haradinajt se eshte kryeminister i te gjithe qytetareve, nderkohe qe ne zyren e tij takon aktivistet e partise se tij si ne kohe fushate”, ka shkruar Hoti.
Pritja qe u bani pejaneve te AAK-se Kryeministri ishte normale (nji kafe me nga nji gote uje simas tardites) porse habit shpirtengushtesia e Hotit. Kryeministri Haradinaj dha nji porosi prej burreshteti në prag të nisjes së fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit të këtij viti. Ai i porositi bashkëpartiakët e tij për një fushatë të civilizuar e demokratike dhe për një garë fer dhe angazhim që do të jetë vetëm në funksion të qytetarëve të Pejës.
Kryeministri falënderoi aktivistët e partisë së tij për përkrahjen dhe u zotua se do të jetë kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, rajoni, partie apo besimi e ideologjie
Edhe kjo sjellje normale e Kryeministrit, ky zotim, Hotit i duket me behane, sepse ka harrue se vet megjithe shefin e tij dhe keshilltaret kane ba fushate me “xhipa te zi” te Kryeministrise, kurre pa ia da!” (sic.), ka shkruar Matoshi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi