LAJMI I FUNDIT:

Mathieu: Nuk doja të bashkohesha me Barcelonën për të ngrohur stolin

Mathieu: Nuk doja të bashkohesha me Barcelonën për të ngrohur stolin

Jeremy Mathieu u nënshkrua nga Barcelona në vitin 2014 për të siguruar qendrën e mbrojtjes dhe krahët, por francezi ka pranuar se ai nuk ishte i etur për idenë e transferimit në Camp Nou.

Francezi ishte një figurë kryesore te Valencia dhe e dinte se do të luante një rol shumë më të vogël me gjigantët katalunas.

“Unë nuk doja të shkoja në Barcelonë”, ka thënë fillimisht Mathieu për L’Equipe.


“Kur ata më afruan mua (në vitin 2014), unë isha kapiten i Valencias, po shijoja jetën time atje dhe po pyesja: ‘A do të ngrohë stolin në Barcelona?’”.

Mathieu rrëfen një histori nga e kaluara: Nuk doja të transferohesha te Barcelona, u largova shkaku i presidentit të Valencias
Lexo po ashtu Mathieu rrëfen një histori nga e kaluara: Nuk doja të transferohesha te Barcelona, u largova shkaku i presidentit të Valencias

“Kur mora kontratën që ata më ofruan, unë përpilova një kontratë të re, në të cilën kishte një pagë me vlerë diku midis asaj që kisha në atë kohë dhe asaj që Barcelona më ofroi”.

“Unë ia tregova këtë kontratë të rreme drejtorit sportiv të Valencias, Francisco Rufete, duke i thënë: Nëse më jep këtë, unë do të qëndroj. Ai u përgjigj: Ky nuk duhet të jetë problem”.

Mathieu: Më akuzonin vetëm mua për humbjen me Juventusin, askush nuk e pa çfarë bën Pique dhe Mascherano
Lexo po ashtu Mathieu: Më akuzonin vetëm mua për humbjen me Juventusin, askush nuk e pa çfarë bën Pique dhe Mascherano

“Ne u bashkuam me presidentin Amadeo Salvo, i cili refuzoi. Rufete nuk mund ta besonte”.

“Unë grisa letrën dhe u thashë se do të largohem”, përfundoi francezi. /Telegrafi/