Terroristi i sulmit në Nice të Francës kishte qenë i parkuar në një rrugë për rreth nëntë orë dhe madje u kishte thënë policëve se po shiste akullore.

Terroristi i armatosur, i njohur si 31-vjeçari francezo-tunizian, Mohamed Lahouaiej Bouhlel, baba i tre fëmijëve, thuhet se është një vozitës i shpërndarjes, përcjell Telegrafi.


Burri, i cili edhe më parë ka qenë i njohur për policinë për dhunë dhe vjedhje, raportohet se kishte pasur një pushkë, një pistoletë dhe madje edhe një granatë në kamion.

Pavarësisht se gjoja e kanë marrë paraprakisht në pyetje shoferin, oficerët e policisë në qytetin jugor francez nuk bënë asgjë për ta larguar atë nga aty.

Raportet thonë se policia e lejoi vrasësin për të qëndruar në Promenade des Albanais, sepse ai u tha atyre se ai ishte duke shpërndarë akullore.

Një kamion i drejtuar nga një shtetas francez me origjinë nga Tunisia hyri përmes turmës në qytetin jugor të Nices duke vrarë të paktën 84 vetë dhe lënë dhjetëra të plagosur. /Telegrafi/

e1

e2

e3

e4