Një rast mashtrimi është regjistruar në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, ku janë përfshirë dy persona, meshkuj kosovarë.

Rasti lidhet me shitjen e një veture me targa vendore.


Sipas informatave nga Policia e Kosovës, njëri nga të përfshirët është identifikuar si i dyshuar dhe është intervistuar nga hetuesit policorë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit. /Telegrafi/