Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka pranuar sot 215 tabletë nga OSBE-ja, të cilët do të shpërndahen për fëmijët që nuk kanë pasur mundësi të vijojnë mësimin online, me fokus fëmijët e komuniteteve.
Me rastin e pranimit të këtyre tabletëve, ministri i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj, tha se nga kjo ndihmë përmirësohet qasja e fëmijëve në mësim gjatë pandemisë COVID-19.
Ai tha se në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit është bërë identifikimi se si do të shpërndahen këta tabletë, ku tha se ndër komunat që do të përfitojnë janë ajo e Obiliqit dhe e Fushë Kosovës.
Ministri Likaj tha se miliona euro janë investuar nga Qeveria e Kosovës dhe partnerët për pajisje të teknologjisë informative.
“Kjo është një ndihmë pas thirrjes që i kemi bërë ne OSBE-së dhe organizatave të tjera partnerë dhe donator për të na ndihmuar me pajisje për 9 mijë e 700 nxënës për t’iu siguruar qasje, sidomos këtyre grupeve që janë në gjendje më të vështirë sociale ekonomike, grupeve të margjinalizuara, përfshi të gjitha komunitetet në Kosovë, po edhe fëmijët me nevoja të veçanta. Ne e kemi bërë planin ku do të shpërndahen, kryesisht ku janë rastet më emergjente për shembull një prej tyre është Komuna e Obiliqit, Fushë Kosovës që kanë numër më të madh të nxënësve që janë në vështirësi sociale, po edhe grupe të margjinalizuara. Por, do të shpërndajmë edhe në disa komuna të tjera. Ne presim shumë shpejt edhe rreth 7 mijë pajisje që do të vijnë në kuadër të projektit që janë të financuar nga vet qeveria e Kosovës dhe MASH shpejt që t’i shpërndajmë nëpër shkolla në bazuar në listave që kanë ardhur nga DKA”, tha ai.
Ai tha se së bashku me OSBE kanë finalizuar një program tre vjeçar për bashkëpunim, për përmirësim të mëtutjeshëm të kushteve për anëtarët e komuniteteve jo shumicë në Kosovë, ku tha se ky program përfshin libra shkollor, literaturë dhe të tjera.
Po ashtu, ai bëri të ditur se OSBE e ka nisur një projekt që quhet “Menaxhimi i stresit të studentët gjatë pandemisë” dhe 540 mësimdhënës janë të përfshirë në këtë program dhe janë të përfshirë edhe në trajnime të psikologjisë dhe pedagogjisë.
Ndërsa, ambasadori i OSBE-së Jan Braathu, tha se pandemia COVID-19 ka ndryshuar mënyrën e të punuarit dhe të funksionuarit, për çka tha se puna nga shtëpia po bëhet një realitet i ri.
Ai tha se si pasojë e pandemisë shkollat janë mbyllur në gjithë botën dhe mund të mbyllen prapë varësisht nga situata epidemiologjike. E për këtë tha se po shikohet kalimi në platforma të teknologjisë informative, por që u shpreh se shumë familje nuk i kanë mjetet për t’iu siguruar fëmijëve të tyre pajisje teknologjike.
“Sot si OSBE po reagojmë ndaj kësaj thirrje të qeverisë, po përgjigjemi përmes një qasje të koordinuar dhe gjithëpërfshirëse nga ministria, nga OSBE-ja dhe të tjerët po mbështesim të gjitha komunitetet pavarësisht nga mosha, gjinia, të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë duke dhënë donacion 215 tabletë. U ndihmojmë studentëve që të arsimohen edhe nga vendet e largëta për shkak të rrethanave që na janë sjell nga COVID-19. Mesazhi është që kjo është përpjekje e përbashkët, është shprehje e solidaritetit si reagim ndaj ndikimit të COVID-19 për ata që kanë më së shumti nevojë. Është hap i vogël, 215 tabletë nuk është numër i madh, por vetëm për kaq mund të gjenim buxhet për momentin, por është një shenjë e solidaritetit, e vullnetit tonë për të mbështetur qasjen e barabartë për të gjithë në Kosovë, është shenjë e reagimit të OSBE-së ndaj thirrjes për ndihmë të ministrit Likaj dhe institucioneve tjera”, tha ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova