LAJMI I FUNDIT:

Masat e sigurisë për vizitën e Biden, ndalohet qarkullimi në disa rrugë

Masat e sigurisë për vizitën e Biden, ndalohet qarkullimi në disa rrugë

Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me masat e sigurisë, që do të ndërmerren sot me rastin e vizitës së zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden në Kosovë.

Sipas Policisë, në intervale të caktuara kohore, do të ketë edhe ndalim të përkohshëm për qarkullim në disa rrugë, andaj do të përdoren rrugë alternative, transmeton KosovaPress.

Ja në cilat rrugë do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit:


Me datën 17.08.2016 nga ora 08:00 do të ndalohet për qarkullim  rruga “Agim Ramadani” nga Sllovenia Sport deri te rreth-rrotullimi te ish Gjykata e Qarkut prapa Komunës, rruga e UÇK-së deri te udhëkryqi me rrugën “Migjeni”.

Gjithashtu edhe  sheshi “Ibrahim Rugova” deri te sheshi Skënderbeu do të jetë i bllokuar nga ora 08:00 deri në largimin e personalitetit.

Në rajonin e Ferizajt, rruga Bibaj – Dardani dhe anasjelltas do të jetë e ndaluar për qarkullim nga ora 11:00 deri 16:00, të datës 17.08.2016, përderisa zyrtarë policor janë paraparë të orientojnë qarkullimin në rrugën alternative; Gjilan-Kllokot –Viti – Gerlic – Ferizaj dhe anasjelltas, një njësi policore do të vendoset në udhëkryqin e Kllokotit dhe do i orienton/udhëzon qytetaret të cilët destinacion e kanë Ferizajn.

Rrugët tjera do jenë nën menaxhim dhe mbikëqyrje të zyrtarëve policor në mënyrë që të lehtësohet zhvillimi i rrjedhshëm i komunikacionit duke përfshirë edhe lëvizjen e delegacioneve të ndryshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori