Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj të dhjetë, me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ka miratuar vendimin për masat e luftimit të pandemisë COVID 19, me të cilin ka obliguar Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente shëndetësore që të rrisin kapacitetet me shtretër dhe pajisje mjekësore përkatës për të trajtuar rastet e prekura me COVID 19.
Masat e reja për luftimin e COVID-19 vijnë pas rritjes shqetësuese të numrit të të infektuarve dhe përfshijnë:
Riorganizimin e klinikave në kuadër të SHSKUK-së, duke krijuar shtretër dhe hapësira shtesë;
Krijimin e kapaciteteve shtesë me shtretër dhe hapësira në spitalet rajonale;
Krijimin e kapaciteteve shtesë me shtretër dhe hapësira spitalore në institucione private shëndetësore në përputhje me ligjet në fuqi.
Në këtë funksion, transmeton Telegrafi, obligohen Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente shëndetësore të rrisin kapacitetet me personel shëndetësor të nevojshëm për trajtimin e rasteve të prekura me COVID-19, duke përfshirë:
Riorganizimin e personelit shëndetësor në shërbim të rasteve të prekura me COVID 19;
Mobilizimi i stafit shëndetësor në nivel vendi, duke përshirë sipas nevojave edhe ata profesionistë shëndetësorë që nuk janë të angazhuar momentalisht;
Në veçanti, të shtohen kapacitetet në shërbimin e mikrobiologjisë, infektologjisë dhe shërbimeve të tjera të lidhura drejtpërdrejt me rastet COVID-19.
Obligohen Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente shëndetësore të ndërmarrin veprimet e nevojshme dhe të menjëhershme për të realizuar testimet virologjike, duke përfshirë:
Shfrytëzimin e plotë të kapaciteteve ekzistuese për testim;
Krijimin e kapaciteteve të reja testuese në regjione;
Licencimi i institucioneve private shëndetësore për të kryer testime për COVID 19, në përputhje me ligjet në fuqi;
Prioretizim i testimit të personave më në nevojë.
Obligohen Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente shëndetësore të ndajnë buxhetin e nevojshëm për blerjen e:
deri në 100,000 teste virologjike;
deri në 500,000 vaksina për gripin sezonal;
të bëhen porositë e nevojshme për vaksinën eventuale kundër COVID-19, në përputhje me protokollet e Komisionit Evropian dhe OBSH-së;
7 aparateve për testim,
terapive specifike për trajtimin e të prekurve me COVID 19 në përputhje me protokollet e Komisionit Evropian dhe OBSH-së;
Ndarjen e buxhetit për angazhimin e personelit shëndetësorë shtesë sipas nevojës;
Pajisjeve mbrojtëse për personelin shëndetësor sipas nevojës;
Pagesën shtesë për angazhimin shtesë të personelit shëndetësor.
Nga data 6 korrik 2020, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunat: Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri, përveç:
Në raste urgjente shëndetësore;
Në rast të nevojës për t’u kujdesur për të sëmurë, për persona me nevoja të veçanta, vetëm nëse të sëmurët apo personat me nevoja të veçanta nuk kanë mundësi të kujdesen për vetveten;
Në rast të kërkimit të ndihmës nga institucionet përkatëse, siç është rasti me viktimat e dhunës familjare;
Në rast të vdekjes së anëtarit të familjes;
Në rast të paraqitjes së nevojave për dalje jashtë shtëpisë/banesës për nevojat fiziologjike të kafshëve, por jo më larg se 500 metra nga banesa/shtëpia (nuk lejohet shfrytëzimi i këtyre rasteve për të kryer ndonjë punë tjetër ose për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të përcaktuar).
Institucionet publike dhe private në Republikën e Kosovës obligohen ta reduktojnë numrin e të punësuarve vetëm në nivel të stafit të domosdoshëm (institucionet përkatëse do të sqarojnë me qarkore të veçanta se çfarë paraqet staf të domosdoshëm për to).
Institucioneve shëndetësore publike dhe private u rekomandohet t’i reduktojnë shërbimet shëndetësore joesenciale.
Kërkohet nga të gjitha komunat t”i riaktivizojnë plotësisht shtabet e tyre lokale.
Nga data 6 korrik 2020, të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës dhe të ngjashme):
Iu ndalohet funksionimi nga ora 21:00 deri në 05:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës;
Jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke respektuar distancën prej 1.5 metrash hapësirë ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet take-away (merre me vete).
Të gjitha subjektet që ofrojnë transport publik (autobusë, kombi, taksi) të punojnë me përgjysmim të kapaciteteve të tyre sa i përket numrit të udhëtarëve që bartin për të lejuar hapësirën e nevojshme për çdo udhëtar.
Obligohen Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet përkatëse shëndetësore të ndërtojnë strategji adekuate mediale për informim të qytetarëve.
Në përputhje me kërkesat e Inspektoratit Sanitar, të gjitha inspektoratet e tjera i vënë në dispozicion kapacitetet e veta për të mbikëqyrur zbatimin e masave në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Obligohet Ministria e Shëndetësisë të përgatisë “Planin e veprimit për zbatimin e procedurave të testimit me COVID-19” dhe ta sjellë për miratim në Qeveri brenda një jave.
Ministria e Shëndetësisë përgatit dhe dorëzon në Qeveri në baza javore raportin për zbatimin e këtij vendimi.
Obligohen institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij Vendimi.
Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe i njëjti vlen deri në një vendim tjetër. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohet çdo dispozitë e mëparshme që bie në kundërshtim me dispozitat e këtij vendimi.
Në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar edhe kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që të ndajë mjete financiare ne vlerë 1,867,107 euro (një million e tetëqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e shtatë euro) për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomitë bujqësore nga fatkeqësitë elementare natyrore gjatë perudhës janar-qershor 2020, në komunat e: Istogut, Pejës, Obiliqit, Vitisë, Kaqanikut, Mitrovicës, Prishtinës, Drenasit, Skenderajt, Prizrenit, Fushë Kosovës, Shtimes, Podujevës, Mamushës, Leposaviqit dhe Gjilanit.
Pas shqyrtimit është miratuar edhe vendimi për plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 02/08 të datës 23 qershor 2020 për rifillimin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Me plotësimet dhe ndryshimet e miratuara fluturimet në ANP “Adem Jashari” do të organizohen në intervale prej minimum 45 minutave ndërmjet aterimeve. Menaxhimi i orareve të bëhet duke respektuar aplikimin e Rregullores Nr. 2008/6 Mbi Rregullat e Përbashkëta Për Alokimin e Slloteve në Aeroportet e Vendosura në Kosovë dhe rregullave të IATA (Worldwide Slot Guidelines, 10th Edition), Aeroplanët ad-hoc taxi nuk i nënshtrohen këtij rregulli. Vendimi hyn në fuqi nga data 9 korrik 2020. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Nikolloski: Bullgaria e painteresuar për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës