Trajneri i Kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez e ka lavdëruar skuadrën gjermane, Borussia Dortmund, për transferimin e mesfushorit Axel Witsel.

Mesfushori belg është transferuar nga skuadra kineze Tianjin Quanjian te Borussia Dortmundi.


29-vjeçari i është bashkuar BVB-së për shifrën 20 milionë euro, ku ka nënshkruar kontratë katër vjeçare.

Witsel do të ketë rrogë vjetore në vlerë 7.5 milionë euro me klubin gjerman.

witsel martinez 1

Ky transferim për një shifër relativisht të ulët po cilësohet si transferimi më i mirë në botë për këtë sezon nga trajneri i Belgjikës, Martinez.

"Transferimi më i mirë në botë për këtë sezon është ai i Axel Witsel te Borussia Dortmund", ka thënë fillimisht Martinez.

"Ai është investimi më i mirë në futbollin evropian".

"Ai u transferua për një pagesë relativisht të vogël prej 20 milionë eurosh dhe ofron shumë më shumë se kjo shifër", përfundoi trajneri i Belgjikës. /Telegrafi/

telegrafi sport app