Edhe pse u transferuar në fillim të këtij vitit te Barcelona, Martin Braithwaite do të largohet qysh në këtë afat.

Katalunasit e transferuan sulmuesin si mbulesë të Ousmane Dembeles së lënduar, mirëpo nuk janë ndarë të kënaqur me formën e treguar.


Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Braithwaite është afër kalimit te West Ham United me një kontratë trevjeçare.

braithwaite 1

'Çekanët' do të paguajnë 20 milionë euro te Barcelona për t'i marrë shërbimet e sulmuesit.

Katalunasit thuhet se po presin vetëm që të paguhet shuma totale dhe të lejojnë lojtarin të niset për në Angli. /Telegrafi/

telegrafi sport app