Anthony Martial këmbëngul se ai kurrë nuk ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me menaxherin e Manchester Unitedit, Jose Mourinho.

Futbollisti francez i dha tre gola në dy ndeshjet e fundit të Ligës Premier, ku dy erdhën në derbin e javës kundër Chelseat në Stamford Bridge të shtunën.


Rritja e formës së Martial ka ardhur në mes të raporteve të një çarjeje me Mourinhon, i cili e gjobiti lojtarin në fillim të sezonit pasi u kthye vonë në turneun e tyre në Shtetet e Bashkuara pas lindjes së fëmijës së tij të dytë.

Agjenti i tij madje pretendoi se Martial ishte duke kërkuar të largohej nga klubi në qershor, pasi nuk luante rregullisht me ekipin e parë dhe kjo i kushtoi atij me mos-ftesë në skuadrën e Francës në Kupën e Botës.

mou martial e1486839911732

Por Martial, i cili ka luajtur në gjashtë nga nëntë ndeshjet e Ligës Premier në sezonin 2018-19, ka hedhur poshtë pretendimet për raporte të vështira me trajnerin portugez.

Sipas yllit francez, raporti mes tij dhe Mourinhos është sikurse i çdo futbollisti me trajnerin e tij.

"Gjërat nuk ishin të tensionuara mes nesh asnjëherë", ka thënë fillimisht 22-vjeçari francez.

"Ne kemi një marrëdhënie lojtar-trajner dhe shpresoj që do të vazhdojmë ashtu dhe do të arrijmë sa më shumë që të jetë e mundur me Manchester Unitedin", përfundoi Martial. /Telegrafi/

telegrafi sport app