Mijëra qytetarë morën pjesë në "Marshin për Drejtësi”, në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarëve të tyre që po përballen me një proces gjyqësorë në Hagë.

Marshi i organizuar nga platforma “Liria ka Emër” nisi në orën 14:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.


drejtesi clirimtaret

Ideatorët e platformës Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha u shprehën se UÇK dhe thirrja për drejtësi, sot i bashkoi të gjithë qytetarët e Kosovës.

“UÇK-ja është emëruesi ynë i përbashkët. Është vlera më sublime që kemi krijuar si komb. Ne, si komb, njëzëri, bashkë, marshojmë kundër ndryshimit të historisë. Marshojmë për drejtësi. Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi fillojnë nesër betejën e radhës. Betejën për të vërtetën dhe drejtësinë. Si gjithmonë, do të na kthehen fitimtarë e faqebardhë”, theksoi Tasholli.

drejtesi clirimtaret1

Ndërsa, Eliza Hoxha u shpreh se UÇK dhe thirrja për drejtësi, sot i bashkon të gjithë qytetarët e Kosovës.

UÇK na bashkon. Të gjithëve. Pa dallim. Thirrja për drejtësi na bashkon. E unë jam e bindur se ky shesh do të buçojë sërish, në ditën e kthimit të luftëtarëve tanë”, tha ajo.

memli uck

Në marsh morën pjesë mijëra qytetarë nga qytetet e Kosovës, nga Shqipëria dhe hapësira të tjera të viseve ku banojnë shqiptarët.

Fotografi i Telegrafit Ridvan Slivova ka realizuar fotot nga ky marsh që ne ua sjellim më poshtë.

drejtesi clirimtaret2

drejtesi clirimtaret4

drejtesi clirimtaret5

drejtesi clirimtaret6

drejtesi clirimtaret7

drejtesi clirimtaret8

drejtesi clirimtaret9

drejtesi clirimtaret10

drejtesi clirimtaret11

drejtesi clirimtaret12

drejtesi clirimtaret13

drejtesi clirimtaret14

drejtesi clirimtaret15

drejtesi clirimtaret16

drejtesi clirimtaret17

drejtesi clirimtaret18

foto protesta 1

339307224 106415825741094 4130072859053829850 n