LAJMI I FUNDIT:

‘Marrëveshja Kosovë-Serbi çështje javësh’, flasin nga BE-ja: Ne nuk po vendosim afate kohore – kjo ju takon të dyja vendeve

‘Marrëveshja Kosovë-Serbi çështje javësh’, flasin nga BE-ja: Ne nuk po vendosim afate kohore – kjo ju takon të dyja vendeve

Dialogu Kosovë-Serbi dhe arritja e një marrëveshjeje finale mes të dyja vendeve, vazhdon të jetë në fokus të partnerëve ndërkombëtarë dhe vendorë.

Lidhur me këtë çështje, i dërguari i Posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të mërkurën ka deklaruar se marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë, është çështje javësh.

“Unë i kam dëgjuar kolegët e mi evropianë të flasin se kjo është çështje javësh dhe jo vitesh. Për një marrëveshje, për rrugën përpara. Prandaj, përtej kësaj u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesit që të vendosin afate kohore, por duhet të jetë e shpejtë”, ka thënë Escobar në një intervistë për Kanal10.


Nga Bashkimi Evropian kanë thënë se BE-ja nuk po vendos afate kohore për arritjen e një marrëveshje.

Të pyetur nga Telegrafi nëse emisari Escobar e kishte fjalën për marrëveshje finale ose ndonjë marrëveshje tjetër, dhe se për çfarë lloj marrëveshje bëhet fjalë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se “nuk komentojmë komentet e as interpretojmë vërejtjet nga të tjerët”.

“BE-ja nuk po vendos afate kohore, këto janë në duart e të dyja palëve dhe aftësisë së tyre për të rënë dakord”, është shprehur Stano.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano

Ai ka theksuar se është në interes të të dyja vendeve arritja e një marrëveshje sa më shpejt.

“Është në interes të njerëzve në të dyja palët, dhe është gjithashtu pritshmëri e BE-së dhe shteteve anëtare të saj, që Beogradi dhe Prishtina ta arrijnë këtë marrëveshje më shpejt se sa më vonë”, ka thënë Stano.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011 dhe ka për qëllim normalizimin e plotë të raporteve. Palët kanë dallime të mëdha sa i përket përfundimit të këtij procesi.

Përderisa Kosova kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke, Serbia ka thënë se dëshiron një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se çfarë do të nënkuptonte një zgjidhje e tillë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Lajme
​Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

​Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Lajme
​Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

​Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Lajme
Kalo në kategori