LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja e Ohrit dhe plani i zbatimit, ambasadori Rohde mbledh Kurtin dhe emisarët e Gjermanisë dhe Austrisë

Marrëveshja e Ohrit dhe plani i zbatimit, ambasadori Rohde mbledh Kurtin dhe emisarët e Gjermanisë dhe Austrisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuar mbrëmë nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde në rezidencë, në një darkë pune se bashku me Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe Përfaqësuesin Special të Austrisë për Ballkan Perëndimor, Johannes Eigner.

Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.

Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se temë diskutimi ishin po ashtu raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zbatimi i Marrëveshjes Bazë të arritur në Bruksel dhe Aneksit të saj të dakorduar në Ohër si dhe rruga përpara, në prag të takimit të radhës në nivel kryenegociatorësh që do të zhvillohet sot në Bruksel.


Kurti në këtë darkë pune ishte i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe ushtruesja e detyrës së Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
AVONET alarmon për dështimet e KQZ-së në procesin e numërimit të votave

AVONET alarmon për dështimet e KQZ-së në procesin e numërimit të votave

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Përfundon numërimi i 22 kutive me votat për deputetë nga 258 në Prishtinë

Përfundon numërimi i 22 kutive me votat për deputetë nga 258 në Prishtinë

Lajme
Çka e gjeti KQZ-në?

Çka e gjeti KQZ-në?

Lajme
Jashari i OVL - UÇK-së tregon arsyet e bojkotimit të aktiviteteve nga qeveria për pavarësi dhe Epopenë

Jashari i OVL - UÇK-së tregon arsyet e bojkotimit të aktiviteteve nga qeveria për pavarësi dhe Epopenë

Lajme
Kalo në kategori