Marrëdhëniet jo të mira ndërmjet shteteve të rajonit mund t’i rrezikojnë projektet e përbashkëta të infrastrukturës të cilat janë mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Një konstatim të tillë kanë nxjerrë si konkluzion analistët në Prishtinë, sipas të cilëve, për realizimin e disa projekteve që lidhin qarkullimin dhe komunikimin mes vendeve të Ballkanit, është e nevojshme të ketë një stabilitet në raportet mes shteteve.
Projektet e përbashkëta të infrastrukturës kanë si qëllim thellimin e integrimit ekonomik me vendet e Ballkanit Perëndimor
Dy projekte kryesore rajonale në fushën e infrastrukturës, të cilat janë pjesë e Procesit të Berlinit që përkrahen nga Bashkimi Evropian, janë autostrada Durrës – Prishtinë – Nish dhe rehabilitimi i linjës hekurudhore prej kufirit me Serbinë në veri, e deri në jug me kufirin me Maqedoninë.
Naim Rashiti, analist i Grupit Ballkanik për Politika, pjesëmarrës në publikimin e dokumentit “Procesi i Berlinit – rruga për në BE, apo rruga për askund?”, ka theksuar se nuk mund të ketë projekte të suksesshme infrastrukturore, kur marrëdhëniet njerëzore nuk mundësojnë udhëtimin e lirshëm të qytetarëve.
“Për çfarë bashkëpunimi rajonal mund të flitet kur njerëzit mes Bosnjës dhe Kosovës nuk mund të udhëtojnë, apo flasim për autostradën Nish – Prishtinë – Durrës kur ne ende flasim për tabela, ende nuk jemi marrë vesh për tabela të veturave, sigurim të veturave. Ende mbi 5 mijë njerëz kanë padi gjyqësore në Serbi, mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës kanë frikë të udhëtojnë nëpër Serbi”, thekson Rashiti.
Krahas projekteve infrastrukturore, sipas Rashitit, pikë kyçe që do të duhet të adresohet, është përmirësimi i marrëdhënieve bilaterale pasi që vetëm përmirësimi i këtyre raporteve lehtëson komunikimin njerëzor dhe aspektet tjera.
Publikimi i dokumentit “Procesi i Berlinit – rruga për në BE, apo rruga për askund?”, nga Qendra Kosovare për studime të Sigurisë, përveç tjerash ka vënë në pah se Kosova nuk duhet të vihet nën hijen e marrëdhënieve shqiptaro – serbe.
Aty thuhet se “është e qartë se Shqipëria dhe Serbia janë duke forcuar lidhjet e tyre diplomatike, por që çështja e Kosovës duhet të trajtohet në një platformë të ndryshme dukë përfshirë të gjitha palët e Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë”.
Florian Qehaja nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë thekson se në nismat apo projektet rajonale ka pasur tendenca që Kosova të jetë e anashkaluar.
“Ajo çka mua më ka shqetësuar në këtë proces është se ka pasur tendenca që Kosova në disa aspekte të shihet nga prizmi i marrëdhënieve shqiptaro – serbe. Ka tendencë që të shërbehet loja që është luajtur në Beograd, që për çështjen e Kosovës të flitet në Tiranë dhe kjo mendojë që është një kurth që edhe projektet infrastrukturore dhe rinore të bëhen në kontekst të këtij bashkëpunimi Shqipëri – Serbi duke anashkaluar Kosovën”, thekson Qehaja,
Procesi Berlinit ka qenë i iniciuar nga kancelaria gjermane Angela Merkel në vitin 2014 dhe përfshinë dymbëdhjetë shtete, gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor të cilat janë në faza të ndryshme të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe gjashtë shtete anëtare të BE-së.
Besa Luzha nga Friedrich Elbert Stiftung thekson se Kosova duhet të jetë më e vëmendshme karshi këtyre projekteve që iniciohen nga Bashkimi Evropian në kuadër të procesit të Berlinit.
Sipas saj, nëse Kosova hesht do të mbetet në margjina të këtij procesi.
“Qeveria e Kosovës duhet të shoh procesin e Berlinit përtej projekteve infrastrukturore. Ky proces përfshin një gamë të gjerë çështjeve në lidhje me rajonin. Nëse ne nuk jemi aktivë që ta risjellim në agjendë vëmendjen tonë pasi që jemi duke u marrë me probleme tjera, heshtim ose së paku nuk përfshihemi në debat mund ë mbesim në margjina të këtij procesi”, thekson ajo.
Ndërsa në dokumentin e [prezantuar rreth Procesit të Berlinit, mes tjerash thuhet se në disa raste Kosova nuk është e barabartë në nismat rajonale, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kohë më parë kishin deklaruar të kundërtën.
Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Lutfi Zharku, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se në projektet rajonale Kosova është e barabartë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ka trajtimin sikur të gjitha shtetet tjera.
“Në kuadër të forumit që njihet si Ballkani Perëndimor (që njihet si Procesi i Berlinit), të gjitha vendet janë të barabarta. Kosova është shtet i barabartë në të gjitha këto projekte në kuadër të Procesit të Berlinit, janë projekte që përkrahen nga Komisioni Evropian. Rëndësia është e madhe në veçanti autostrada”, kishte thënë për Radion Evropa e Lirë, Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Lutfi Zharku.
Nismat rajonale që mbështeten nga Bashkimi Evropian në kuadër të Procesit të Berlinit kryesisht kanë të bëjnë me projekte që lidhin disa shtete dhe jo projekte që kanë të bëjnë vetëm me një shtet të caktuar. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHarroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”
Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike "Elegant": Platforma e zgjeruar plotësisht
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday
Planimetria ideale, jetesa e rehatshme, ky është kompleksi Linda
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët