Marrëdhënia e Marcelo Brozovic me tifozët e Interit është prishur përfundimisht pasditen e së dielës.

Mbështetësit zikaltër kanë fërshëllyer mesfushorin kroat në momentin qe ai është zëvendësuar nga trajneri Luciano Spalletti, kur ndeshja ishte ende 1-1 me Bolonjën.


C 2 fotogallery 3973 4 image

Pas pak më shumë se një orë me ulje dhe ngritje në lojë, kroati u thirr ne pankinë për ti lënë vendin brazilianit Rafinha.

Sapo gjyqtari i katërt ngriti tabelën elektronike me numrin 77, në tribunat e San Siros filluan fërshëllimat.

C 2 fotogallery 3973 3 image

Reagimi ka qenë i njëjtë edhe nga Brozovic që i është kthyer tifozëve duke duartrokitur me ironi.

Edhe një javë më parë, në ndeshjen me Crotone kroati refuzoi të përshëndetej me trajnerin dhe për të gjithë u krijua idea se marrëdhënia me kroatin është komplikuar shumë.

C 2 fotogallery 3973 1 image

Spalletti i pyetur për këtë pas ndeshjes ka thënë se do e rishikon gjithë këtë dhe pastaj do vendos së bashku me klubin.

DVxMckOX0AAPHk7 Spalletti duke i kërkuar kroatit të qetësohet

Ndërsa Eder ka siguruar gjithë tifozët e klubit nga Milano se atmosfera në zhveshtore është shumë e mirë. /TCH/

telegrafi sport app