Marotta: Mjaft me Icardin

Drejtori i Interit, Beppe Marotta ka thënë se nuk e ka parë emisionin sportiv Tiki Taka dhe se është i lodhur nga spekulimet përreth Mauro Icardit.
Inter e konfirmoi javën e kaluar se ata kishin një bisedë miqësore me Wandan, por Icardi nuk duket afër kthimit, pasi edhe të hënë mungoi në stërvitje.
"Tiki Taka? Ne nuk e shikojmë atë emision".
"Është tepër vonë. Ne ngrihemi në orën 7 të mëngjesit, duhet të punojmë”.

Kur u pyet se kur do të flitet përsëri për Icardin, Marotta u përgjigj: “Mjaft me gjithë këtë ... "
Problemi mes Icardit dhe klubit ka filluar para disa javësh, ku lojtarit fillimisht iu largua shiriti i kapitenit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
11/03/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































