Drejtori i Interit, Beppe Marotta ka thënë se janë në linjë me Antonio Conten dhe trajneri së shpejti do të ketë skuadrën e vërtetë të kompletuar për të punuar ashtu siç dëshiron.

Marotta, Presidenti Steven Zhang, drejtor sportiv Piero Ausilio, drejtori i përgjithshëm Alessandro Antonello dhe Gabriele Oriali u takuan të gjithë sot me trajnerin në Kinë për të diskutuar strategjinë e transferimeve.


Pas takimit ka folur drejtori Marotta, i cili ka thënë se Conte do të ketë skuadrën e plotë dhe do të punojë ashtu siç dëshiron.

"Ishte një takim pozitiv, në të cilin u shfaq edhe një herë se klubi dhe trajneri janë në sinkron".

"Ai së shpejti do të ketë skuadrën e vërtetë të kompletuar për të punuar në detaje se si ai dëshiron", tha Marotta agjencisë së lajmeve ANSA.

Conte u ankua vazhdimisht në konferencat e shtypit këtë javë në mungesë të transferimeve, si në sjelljen e lojtarëve si Romelu Lukaku dhe Edin Dzeko, dhe në largimin e të padëshiruarve si Mauro Icardi, Radja Nainggolan dhe Ivan Perisic. /Telegrafi/

telegrafi sport app