Me fazën e dytë, Marigona Hill po kompletohet duke marrë formën e një "QYTEZË" - PËRRALLORE.

Tashmë lagjja shtrihet në një sipërfaqe prej 30h, ku përveç shtëpive, tarracierëve dhe apartamenteve, ju do të përjetoni dhe finesat e ndryshme dhe të reja që janë plotësuar me zhvillimin e fazës së dytë.


Screenshot 3 16

Kjo fazë e kompleton qytezën në të gjitha aspektet duke përmbajtur:

290 njësi banimi ku do të ndërtohen:

-19 shtëpi
-176 tarracierë dhe 150 apartamente të reja me recepcion të centralizuar, shumë apartamente me konceptin “Shtëpi në banesë” dhe
-100 lokale afariste;

Screenshot 7 5

20 finesa të ndryshme të cilat e bëjnë qytezën unike në vetvete duke përfshirë: 

- Shëtitoren “The Walking District”
- Parqe të ndryshme argëtimi, fusha sportive, restaurante dhe kafiteri
- “Fashion City”
- Life in Motion, Pool and Spa
- Muze të artit dhe muzikës
- Shtigje për çiklistë, parkingje nëntokësore, siguri maksimale
- Kopsht për fëmijë, shkollë fillore, kampus universitar, qendër kulturore, qendër poli-funksionale
- Mirëmbajtje, bulevarde 18m & mbushës për vetura elektrike
- Recepsion të centralizuar, markete ushqimore

Screenshot 6 9

E vendosur në mes të panoramës gjelbëruese, parkut të Gërmisë, e liqenit të Badovcit, qyteza “Marigona Hill”, është gjithcka që ju ndonjëherë keni kërkuar, duke realizuar ëndrrat për një jetesë që nuk njeh kufij!

Screenshot 1 34

Në zyrat ku po ndërtohet Marigona Hill, tashmë është vendosur edhe maketa e kompletuar (që përfshin edhe fazën e dytë), e cila është e punuar në përpjesë reale e që e jep ndjenjën për së afërmi se si do të duket kjo qytezë, prandaj të gjithë janë të ftuar që të vizitojnë zyrat e Marigona Hill çdo ditë duke filluar nga ora 09:00 deri në ora 18:00.

049 162 000 është numri kontaktues i Marigona Hill qoftë për vizitë apo edhe informata tjera më të detajura.

Screenshot 5 8