Mariçiq: Zgjedhje të parakohshme vetëm nëse opozita pajtohet të votojë për ndryshimet kushtetuese

Zgjedhje të parakohshme mund të ketë vetëm nëse opozita pranon të votojë për ndryshimet kushtetuese dhe pastaj të shpallim zgjedhje të parakohshme. Ky është opsioni i vetëm që Qeveria do ta pranonte, thotë zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.
“Mendoj se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme, por është koha për të marrë përgjegjësi dhe për të zbatuar obligimet tona. Qytetarët do të na jenë mirënjohës nëse e kryejmë obligimin para zgjedhjeve, që zgjedhjet të mos mbingarkohen se kush është PRO dhe kush është KUNDËR ndryshimeve kushtetuese, sepse kjo do të na çojë në një tunel të ri 10-vjeçar, nga i cili nuk e dimë nëse do të mund të dalim më shpejt se 10 vjet. Nuk është koha për zgjedhje të parakohshme, është koha për të marrë vendime”, thotë Mariçiq, i cili është për vizitë në SHBA.
Lidhur me qëndrimin e OBRM-PDUKM-së se nuk do të lëvizë nga pozicionet e veta, nëse ka plan B dhe nëse është në Uashington për të kërkuar mbështetje nga aleati strategjik – SHBA-ja, ai thotë se e kemi mbështetjen e aleatëve, por jo për asnjë plan B.
“Mbështetja nga të gjithë po vjen, por vetëm për planin A. Ky është plani i vetëm që kemi, që është përfundimi i ndryshimeve kushtetuese, vazhdimi i negociatave me BE-në dhe anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut deri në vitin 2030. Çdo parti, çdo politikan, që e kundërshton këtë, do të mbajë përgjegjësi historike për dështimin e tij eventual. Jam i sigurt se kemi kohë të mjaftueshme deri në nëntor për të bindur të gjithë grupin parlamentar apo një pjesë të grupit parlamentar të opozitës që të votojnë për këtë propozim, sepse investimi është shumë i lartë për të humbur këtë shans. Edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe të partisë duhet të përgjigjen se pse po punojnë për ta humbur këtë shans, sepse vitin e ardhshëm do të kemi një kontekst tjetër dhe do të vonojmë shumë. Ne kemi pritur tashmë 17 vjet për të filluar bisedimet, nuk ka mbetur asnjë ditë për të humbur”, tha Mariçiq.
Sipas tij, ekziston një ndjenjë se është prishur konsensusi për BE-në, pasi OBRM-PDUKM-ja ka marrë qëndrim tepër të prerë për të mos i përkrahur ndryshimet kushtetuese.
“Nuk mund të jemi vetëm deklarativë për BE-në, duhet ta tregojmë në vepra. Sot janë ndryshimet kushtetuese dhe nesër do të ketë shumë vendime të tjera që do të kërkojnë dy të tretat e shumicës dhe janë të lidhura me politika konkrete evropiane, pavarësisht nëse bëhet fjalë për gjyqësorin apo për segmente të tjera”, thotë Mariçiq.
Mesazhi i SHBA-së dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë, siç thekson ai, është se ekziston në momentum për Ballkanin Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut, drejt integrimit evropian së bashku me situatën në Ukrainë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë