LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: Me ide konstruktive edhe komunitetet joshumicë gjithashtu përfshihen në procesin e anëtarësimit në BE

Mariçiq: Me ide konstruktive edhe komunitetet joshumicë gjithashtu përfshihen në procesin e anëtarësimit në BE

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot pati takim me Forumin e organizatave qytetare të komuniteteve joshumicë, ku u bisedua për përfshirjen e tyre në procesin e përgatitjes së Udhërrëfyesit dhe negociatave me Bashkimin Evropian.

Siç kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE), Mariçiq në takim tha se proaktiviteti i të gjithëve do të jetë kyç për përparimin në procesin e integrimit në BE dhe se procesi i negociatave dhe anëtarësimi në BE hap një mundësi për të bërë diçka për interesat e komuniteteve.

Ai theksoi se roli dhe aktiviteti i komuniteteve joshumicë është veçanërisht i rëndësishëm në përgatitjen e Udhërrëfyesit dhe Planit të Veprimit për mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të pakicav dhe komuniteteve, me të cilat do të avancohen çështjet nga sfera e të drejtave të njeriut.


“Përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë konfirmuan në takim se kanë dëshirë të kontribuojnë në përgatitjen e dokumenteve kyçe që nevojiten për të vazhduar procesin e negociatave me BE-në dhe falënderuan zëvendëskryeministrin Mariçiq për bashkëpunimin dhe hapjen për forcimin edialogut me aktivitete konkrete. Ata ranë dakord që Qeveria vazhdimisht avokon për afirmimin e plotë të të gjitha komuniteteve dhe krijon kushte në të cilat ato mund të funksionojnë dhe zhvillohen me të gjitha veçoritë e tyre, pa asnjë pengesë, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, por edhe se ka ende shumë për të bërë në praktikë dhe në zbatim të asaj që tashmë është e garantuar me ligj për popujt që jetojnë në Maqedoninë e Veriut”, thekson SÇE në kumtesën.

Në takim u diskutua edhe për sfidat me të cilat përballen, si dhe për nxitjen e bashkëpunimit dhe përfshirjen e tyre në grupet sektoriale për planifikimin e fondeve IPA, me qëllim tërheqjen e më shumë fondeve nga fondet evropiane për realizimin më efektiv të të drejtave të komunitetet pakicë.

Në takim u diskutua edhe pës sfidat me të cilat përballen, si dhe për avancimin e bashkëpunimit dhe përfshirjen e tyre në grupete sektoriale për planifikimin e IPA fondeve, me qëllim tërheqjen e më shumë fondeve nga fondet evropiane për realizimin më efektiv të të drejtave të komuniteteve joshumicë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori