Mariano Diaz natyrisht se po e feston golin e shënuar ndaj Barcelonës, por ka një arsye më shumë për të festuar.

Sulmuesi dominikan u fut në lojë në minutën e 90’+1 në vend të Karim Benzemas, ndërsa pas vetëm një minuti e dyfishoi epërsinë për Real Madridin.


Për Marianon kjo ishte paraqitja e tij e parë, një minutë luajti, bëri një gjuajtje, bëri një prekje të topit, një prekje në zonë dhe një gol.

Me këtë statistikë që mund të duket qesharake, sulmuesi vendosi rekord të ri në La Liga si zëvendësuesi më i shpejtë që arrin të shënojë gol, për vetëm 50 sekonda.

Këtë gjë deri më tani në shekullin 21 nuk ka arritur ta bëjë asnjë lojtar në ligën spanjolle, e që ai mund të ndihet krenar me këtë rekord. /Telegrafi/

telegrafi sport app