Shumë është folur për transferimin e Marcus Rashford te Barcelona gjatë verës, por deri më tani, ai ka qenë një sukses i rëndësishëm.

Sulmuesi është zhvilluar në një lojtar kyç për Hansi Flick në javët e fundit, dhe me Lamine Yamal dhe Raphinhan që ende po përballen me probleme dëmtimesh, kjo pritet të vazhdojë të jetë kështu, të paktën për momentin.


Rashford ka marrë shumë vlerësime për paraqitjet e tij, dhe i fundit që ka dhënë mendimin e tij është ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Manchester Cityt, Sergio Aguero.

Sipas Mundo Deportivo, ai pranoi se është impresionuar nga mënyra se si ylli anglez është përshtatur me jetën në Kataloni.

“Fillimi i Marcus Rashford te Barcelona është dyfish i admirueshëm. Ai ka nisur shumë mirë duke qenë i dobishëm për skuadrën me asistime dhe gola. Ka pasur një përshtatje shumë të mirë”.

“Kush luan titullar apo jo do të vendoset nga trajneri, por është e qartë që një skuadër si Barcelona ka nevojë të ketë shumë opsione për të performuar në garat e ndryshme ku merr pjesë”, ka thënë Aguero.

Rashford fillimisht pati një fillim të ngadaltë në kryeqytetin katalanas, por pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare në shtator, ai shpërtheu në formë.

Pasi iu dha mundësia të startonte për shkak të mungesës së Lamine Yamal, ai regjistroi të paktën një kontribut në gol në çdo ndeshje që e nisi si titullar.

Ai nuk shënoi ndaj Getafes në një ndeshje ku hyri si zëvendësues në pjesën e dytë, por gjeti rrjetën në përballjet ndaj Valencias, Neëcastle United, Real Oviedo, Real Sociedad, Paris Saint-Germain dhe Sevillës.

telegrafi sport app