LAJMI I FUNDIT:

Marcelo mund t’i bashkohet Ronaldos te Juventusi

Marcelo mund t’i bashkohet Ronaldos te Juventusi
Ronaldo - Marcelo (Getty Images)

Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi mund të tërheq edhe brazilianin Marcelo në Allianz Stadium.

Ylli portugez u transferua te Juventusi gjatë ditës së martë për një shifër që mendohet se është 112 milionë euro në total, teksa do të fitojë nga 30 milionë euro nga katër sezone me Juventusin.

Transferimi i tij në Serie A te Zonja e Vjetër bëri bujë të madhe, por kjo mund të mos jetë e tëra nga befasitë.


Juventusi e zyrtarizon Cristiano Ronaldon - ai është blerë 100 milionë euro dhe do të paguhen për dy vite
Lexo po ashtu Juventusi e zyrtarizon Cristiano Ronaldon - ai është blerë 100 milionë euro dhe do të paguhen për dy vite

Sipas mediumit Corriere della Sera, Marcelo mund të largohet nga Real Madridi për t’u bashkuar me Ronaldon në Juventus.

Ronaldo dhe Marcelo janë shokë të mirë (Getty Images)

Gazeta italiane raporton se agjenti i lojtarëve, Jorge Mendes, po shtyn për të nënshkruar një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit brazilian.

Megjithatë, kjo gazetë raporton gjithashtu se Juventusi ka mohuar interesin e tyre për Marcelon.

Transferimi i Ronaldos te Juventusi mund të ketë efekt ‘domino’ te sulmuesit e tjerë
Lexo po ashtu Transferimi i Ronaldos te Juventusi mund të ketë efekt ‘domino’ te sulmuesit e tjerë

Nëse do të arrihet një marrëveshje, 30-vjeçari do të kushtonte nga 40-60 milionë euro, një shumë që nuk do të ishte problem për klubin nga Torino.

Kjo pasi një shifër të ngjashme Zonja e Vjetër do të merrte nga shitja e Alex Sandro, nëse ai shitet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori