Pas kalimit të Cristiano Ronaldos te Juventusi, ishte folur shumë që edhe Marcelo do t'i bashkohej Real Madridit.

Por, këta zëra i ka mohuar mbrojtësi i njohur brazilian, i cili ka thënë se do të vazhdojë me Los Blancos.


"Në këtë periudhë të karrierës jam i elektrizuar, kam dëshirën e një lojtari 18 vjeçar, si të isha Vinicius".

CristianoMarcelo 1 Cristiano Ronaldo dhe Marcelo (Foto: Getty Images)

"E ardhmja? Vazhdoj në Spanjë te Real Madridi. Këtu jam i lumtur, njerëzit e dinë që kjo është shtëpia ime dhe ende kam vite në kontratën time me Los Blancos".

"Për mua Reali është klubi më i mirë në botë dhe unë dua të luaj në klubin më të mirë në botë", ka thënë Marcelo për Real Madrid TV.

marcelo 1 Marcelo (Foto: Getty Images)

Marcelo i është bashkuar skuadrës spanjolle në vitin 2007 nga Fluminense.

Në 13 sezone për Realin anësori ka shënuar 33 gola në 456 ndeshje. /Telegrafi/

telegrafi sport app