LAJMI I FUNDIT:

Marash Kumbulla zbulon idhullin e tij dhe kundërshtarin më të vështirë

Marash Kumbulla zbulon idhullin e tij dhe kundërshtarin më të vështirë

Mbrojtësi shqiptar i Hellas Verona, Marash Kumbulla ka thënë se Giorgio Chiellini është idhulli i tij dhe se është krenar për ndihmën që Shqipëria i ka dhënë Italisë në luftën kundër coronavirusit të njohur si COVID-19.

Juventusi është ndër klubet që janë lidhur me Kumbullën në muajt e fundit, dhe 20-vjeçari nuk bëri sekret për admirimin e tij për kapitenin e tyre, Chiellini.

“Si djalë i ri, unë kisha një poster të Chiellinit në dhomën e gjumit”, ka thënë fillimisht Kumbulla për Corriere della Sera.


Verona i vendos çmim të arsyeshëm mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla
Lexo po ashtu Verona i vendos çmim të arsyeshëm mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla

“Gjithmonë e kam admiruar vendosmërinë dhe dëshirën e tij për tu përmirësuar. Ai është një luftëtar i vërtetë në fushë”.

“Sulmuesi që më ka futur në telashe deri më tani është Dybala për shkak të karakteristikave të tij fizike dhe teknike. Ai është shumë i lëvizshëm”.

“Ëndrra ime është të luaj në Ligën e Kampionëve”.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, javën e kaluar dërgoi 30 mjekë dhe infermierë në Itali, duke ndihmuar vendin në luftën kundër coronavirusit.

“Jam krenar për gjestin e kryeministrit Rama në një moment kaq të vështirë për Italinë, e cila ka qenë gjithmonë në anën tonë sa herë që kemi pasur nevojë”.

“Unë e falënderoj atë dhe mjekët që kanë ardhur nga Shqipëria”, përfundoi mbrojtësi shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Ndërkombëtare
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

La Liga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Superliga
Kalo në kategori