LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia në fund të listës së shteteve ku qytetarët nuk kanë para për pushim (Foto)

Maqedonia në fund të listës së shteteve ku qytetarët nuk kanë para për pushim (Foto)

Maqedonia gjendet në fund të listës së shteteve ku qytetarët nuk mund t’ia mundësojnë vetes një javë pushim. Këtë e tregoi studimi i “Eurostat”.

Më shumë se një e treta e qytetarëve të Maqedonisë apo 65.3% nuk mund t’ia mundësojnë vetes një pushim. E njëjtë është gjendja në Serbi me 62.8%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas studimit, një e treta e popullatës në BE apo 32.9% nuk mund t’ia mundësojnë vetes një pushim vjetor. Gjendjen më të mirë e ka Norvegjia, ku vetëm 6% e qytetarëve nuk mund t’ia mundësojnë vetes pushim javor. Pas Norvegjisë gjendet Suedia me 8.2%, e më pastaj Zvicra me 8.9% në vitin 2016.


Nga anëtaret e BE-së, gjendjen më të keqe e ka Rumania, ku dy e treta e popullatës nuk mund të kenë pushim vjetor, kurse pas Rumanisë vjen Kroacia me 61.2%.

Në Turqi është 71.5% (sipas të dhënave të vitit 2015) që qytetarët nuk kanë para për pushim vjetor./Telegrafi/