Sot dhe nesër në Stamboll do të mbahet samit global për arsimin, që do të hapet nga kryetari turk, Recep Tayyip Erdoğan, ndërkaq fjalim do të mbajë edhe ministri i arsimit dhe shkencës të Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ademi do të prezantojë temën ''Trendet e reja të arsimimit në shekullin 21'' dhe ''Migrimi dhe politikat arsimore''.


Në këto tema, ministri Ademi do të fokusohet në reformat në arsim në vend, por edhe për problemin e tanishëm të krizës së refugjatëve, pra për refugjatët që kalojnë nëpër Maqedoni dhe kushtet që janë krijuar për ta në qendrat e pranimit, ku ofrohet edhe arsimim./Telegrafi/