Maqedonia ngec pas shteteve evropiane kur të kihet parasysh siguria në komunikacionin rrugor.

Analizat tregojnë se në vendet e Bashkimit Evropian (BE), mesatarisht ka 5,2 viktima në 100 mijë banorë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Maqedonia e tejkalon këtë shifër në 7,1 viktima për 100 mijë banorë.

Për këtë shkak, institucionet përgjegjëse paralajmërojnë formimin e një trupi për siguri në komunikacionin rrugor, ku do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve përgjegjëse.

Qëllimi i trupit do të jetë që të punojë në rritjen e sigurisë në komunikacion.

Krahasuar me 32 vende evropiane, Maqedonia radhitet në pesë vendet me siguri më të ulët në komunikacionin rrugor./Telegrafi/