LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut në vendin e 67 sipas Indeksit për buxhet të hapur

Maqedonia e Veriut në vendin e 67 sipas Indeksit për buxhet të hapur

Maqedonia e Veriut renditet e 67-ta nga gjithsejtë 117 vendet sipas studimit ndërkombëtar të bërë nga Indeksi për Buxhet të Hapur (OBI).

Vlerësimi për buxhet transparent për Maqedoninë e Veriut është notuar 41 (nga 100), ku vlerësimi prej 100 tregon transparencë të kënaqshme dhe 0 të pakënaqshme, informojnë nga Transparenca Ndërkombëtare Maqedoni (TNM).

“Për sa i përket vendeve të rajonit, Maqedonia ka një vlerësim më të mirë për një nuancë të lehtë (41), sesa Serbia (40), dhe Bosnja dhe Hercegovina (33). Vendi më i mirë i renditur është Bullgaria me vlerësim prej 71, ndërsa Kroacia dhe Sllovenia vlerësohen 68 dhe Shqipëria me 55.


Maqedonia pati rezultatin më të lartë për një buxhet transparent në vitin 2010 me 49 (nga 100), ndërsa rezultatin më të ulët në 2012 dhe 2015 – 35 ( nga 100), ndërsa në vitin 2017 nota ishte 37”, njoftojnë nga Transparenca Ndërkombëtare Maqedonia.

Sa i përket përfshirjes së opinionit në krijimin e buxhetit kombëtar, thuhet në deklaratë, Maqedonia ka vlerësim 0 (nga 100), e cila është më e ulta në rajon, ndërsa Serbia ka një vlerësim prej 2 për përfshirje të opinionit, Bosnje dhe Hercegovina dhe Shqipëria (7), Sllovenia (11), Kroacia (22), Bullgaria ka rezultat më të mirë në rajon me vlerësim prej 26 pikë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Lajme
Kalo në kategori