Elif Elmas hapi serinë e golave, ndërsa Enis Bardhi, Ezgjan Alioski dhe Lirim Qamili ishin protagonistët kryesorë të fitores 5-0 ndaj Lihtenshteinit, njofton Telegrafi.

Përfaqësuesja e Maqedonisë shënoi një fitore madhështore 5-0 në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror.


Elif Elmas shënoi golin e parë në minutën e 15-të, dhe ndonëse përfaqësuesja e Maqedonisë krijoi disa raste të tjera, pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0.

Në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi. Kapiteni Enis Bardhi realizoi një super gol në minutën e 52-të dhe pak më vonë asistoi për Çurlinovin, i cili shënoi për 3-0. Spektakli vazhdoi me një asisti perfekt nga Ezgjan Alioski për Lirim Qamilin, që pas një kontrolli fantastik e dërgoi topin në rrjetë për 4-0 në minutën e 82-të.

Pak para fundit të takimit, Stankovski vulosi fitoren me rezultatin e thellë 5-0.

Me këtë sukses, Maqedonia ngjitet në krye të Grupit J me 11 pikë, po aq sa Uellsi, ndërsa Belgjika renditet e treta me 7 pikë, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara. /Telegrafi/

telegrafi sport app