Maqedoni: Ulja e kontributeve për rritje të pagave, nuk gjen mbështetje

Kërkesa e biznesmenëve që kontributet e pagave të jenë në mënyrë lineare në mënyrë që ata të mund të rrisin pagat e punëtorëve si dhe të luftojnë me konkurrencën që po vjen nga vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, aktualisht nga qeveria po heshtin, ndërsa për ekonomistët kjo ide është e mirë për pronarët por jo edhe për punëtorët dhe shtetin pasi do të ulet shuma e parave që derdhet në buxhetin e shtetit, ku pasoja do ketë për pensionet dhe shërbimet shëndetësore.
Të pajtimit me mendimin e ekonomistëve janë edhe sindikalistët, të cilët vlerësojnë se ky propozim do të zvogëloj të drejtat e punëtorëve, kujdesin shëndetësor, si dhe pensionet e tyre në të ardhmen. Ata vlerësojnë se edhe këtë herë punëdhënësit po nxjerrin ide me të cilat paratë e kursyera do t’i fusin në xhepat e tyre. Një kërkesë e tillë u bë e ditur gjatë konferencës vjetore të Odës Ekonomike të Maqedonisë veri-perëndimore, kurse ideja është që përmes uljes së barrës së bizneseve të lirohen hapësira për rritjen e pagës neto si dhe të ulet numri i punëtorëve që largohen nga vendi.
Kryetari i Odës Ekonomike në Maqedoninë Veri-Perëndimore Mendi Qyra gjatë mbajtjes së konferencës tha se kërkojnë nga qeveria që kontributet në paga t’i ulë në 32% dhe të paguhen në mënyrë lineare për të gjitha pagat.
“Për shembull, kontributet për pagën minimale që tani janë të larta dhe arrijnë në 47,5%, të ulen në 32%, në mënyrë që të rritet paga neto”, tha Qyra. Kërkesat e tyre ju paraqiten edhe përfaqësuesve të qeverisë por zyrtarisht, ato do t’i dërgohen qeverisë dhe ministrive.
“Me pranimin e kësaj iniciative presim që në fillim të rriten pagat, kurse me pagesën lineare të kontributeve, kompanitë do të inkurajohen që të rrisnin pagat pasi kështu ata do të ndiheshin të sigurt se nuk do ketë ndryshime”, sqarojnë nga atje, duke shtuar më tej se në këtë mënyrë kompanitë në Maqedoninë Veriore do të bëheshin konkurruese në raport me rajonin, ku pagat për profesione të caktuara janë shumë më të ulëta në krahasim me ato në vend (nga 27 deri 32%).
Një ide e tillë u mbështet edhe nga Angel Dimitrov nga Organizata e Punëdhënësve, i cili tha se ideja është e mirë dhe shkon në favor të punëtorëve por që është e vështirë të arrihet, pasi qeveria nuk do heq dorë nga paratë me të cilat mbushen mjetet, e që sipas tij më pas do të duhet që të ndajnë më shumë për të kompensuar atë që është humbur.
“Gjendja e fondeve tashmë veçse është e keqe dhe një ulje e tillë do të nënkuptonte rritje shtesë të pagesave nga shteti për fondet dhe duke marrë parasysh gjendjen e mbushjes së ulët të buxhetit, kjo do ishte e vështirë. Propozimi im është që të gjendet një zgjidhje kompromisi që do të mbulonte vetëm punëtorët me paga më të ulëta. Kjo do ju ndihmojë punëtorëve dhe nuk do ketë rënie të madhe të parave për mjetet”, tha Dimitrov duke shtuar se vendi ka gjithnjë e më pak punëtorë ndërsa shumë e më shumë pensionistë, e që e ardhmja është edhe më shqetësuese pasi numri i pensionistëve do të jetë disa herë më i madh se numri i punëtorëve.
Sindikatat nga ana tjetër nuk pajtohen me një ide të tillë e cila sipas tyre shkon vetëm në përfitim të punëdhënësve dhe e njëjta sërish është në dëm të punëtorëve.
“Fillimisht, duhet që propozimin e Odës Ekonomike ta shohim zyrtarisht, e më pas ta diskutojmë në Këshillin Ekonomik dhe Social, së dyti, nuk e shohim si zgjidhje të arsyeshme për problemin e pagave dhe largimin e punëtorëve dhe të rinjve nga vendi. Kjo ide zvogëlon të drejtën e punëtorëve, dhe nuk shohim se për shkak të kontributeve më të ulëta pagat e tyre do jenë më të larta, pasi praktika ka treguar se çdo propozim i punëdhënësve përfundon në xhepat e tyre dhe jo në xhepat e punëtorëve. Kështu do jetë edhe këtë herë. Por problemi i vetëm nuk është në atë, por edhe në faktin se kjo do të jetë në dëm të punëtorëve sepse në shumën më të ulët të pensioneve ata financojnë pension më të vogël për të ardhmen, pavarësisht se sa është paga e tyre tani”, u shpreh Ivan Peshevski anëtar i LSM-së.
Sipas tij, kjo mënyrë e funksionimit do të prishë funksionimin e fondeve, e në veçanti të atij pensional, ku tashmë po i afrohemi paqëndrueshmërisë ekonomike, sepse një pensionist e mbajnë 1.6 punëtorë ndërkohë që një pensionistë duhet ta mbajnë së paku 3 punëtorë.
Qeveria nuk e komentoi propozimin pasi nuk e kishte pranuar, por të njëjtin nuk e komentoi as zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi i cili ishte i pranishëm në konferencë. Në periudhën e kaluar qeveria kishte masë me të cilën i ndihmonte kompanitë që do rrisnin pagat e punëtorëve./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame