LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, ulen çmimet për ngrohjet qendrore

Maqedoni, ulen çmimet për ngrohjet qendrore

Ngrohja qendrore prej 1 gushtit do të lirohet, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç kumtoi sot kryetari i KRE-së, Dimitar Petrov, çmimi i furnizuesit më të madh BEG zvogëlohet për 10.93 përqind, të Shkup-Veri për katër përqind, të ELEM Energjetikë te shfrytëzuesit të cilët kanë matës për 11.59 përqind, ndërsa te ata që paguajnë për një metër katror për 9.5 përqind.

Shfrytëzuesit e çkyqyr të ngrohjes qendrore kanë fatura më të ulta për 2.67 përqind, respektivisht në vend të 546 denarë si deri tani, do të paguajnë 532 denarë.


‘Çmimi në mënyrë drastike i gazir natyror dhe harxhimet e zvogëluara operative të kompanive janë shkaqet kyçe për lirimin e ngrohjes qendrore’, tha Petrov.

Sipas llogarive, me zvogëlimin e tanishëm të çmimit, llogaritë për ngrohje qendrore për një banesë prej 50 metra katrorë janë 20.815 denarë në nivel vjetor, në vend të 23.638 denarë.

Kryetari i KRRE-së informoi se barazimi i llogarive më nuk do të jetë dy herë në vit, por vetëm një herë në muaj, qershor dhe korrik. Më nuk do të ketë barazim në dhjetor. /Telegrafi/