Maqedoni, shtatë futbollistë të rinj me shenja të helmimit nga ushqimi në FFM

Te shtatë adoleshentë të moshës 13 deri më 15 vjeçare janë shfaqur simptomë të helmimit nga ushqimi që kanë konsumuar në ushqimoren e Federatës së Futbollit të Maqedonisë-FFM, njoftojnë nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor, të cilët janë informuar për këtë rast nga Qendra e shëndetit publik - Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ushqimi në fjalë ka qenë i siguruar nga ndërmarrja furnizuese "Forcashped"- Shkup, dega Gallakujna, vendbanimi Aerodrom. Objektet e kësaj dege janë mbyllur menjëherë dhe ndalesa do të zgjasë deri në siguriin e masave përkatëse epidemike - pastrim i përgjithshëm mekanik i hapësirave dhe pajisjeve, dizinfektim dhe kontroll sanitar-higjienik i të punësuarve.
"Nga gjithsej 54 fëmijë, tre trajnerë, një mjek, të gjithë këta persona që kanë konsumuar nga ushqimi i njejtë, 45 prej tyre janë ankuar për pengesa shëndetësore. Gjashtë nga fëmijët që kanë konsumuar ushqimin e njejtë nuk janë ankuar për simptomë. Të gjithë personat e pranuar në spital kanë deklaruar se gjatë ditës paraprake, më 9 gusht, kanë konsumuar drekë dhe darkë në hapësirat e FFM-së", thuhet në kumtesën e Inspektoratit./Telegrafi/
















































