Maqedoni, shpallen datat për mbajtjen e testimit ekstern

Mbajtja e testimit ekstern nga matura shtetërore në afatin e qershorit është publikuar nga Qendra Shtetërore për Provime dhe do të realizohet në katër termine, përcjell Telegrafi Maqedoni.
27.05.2017 - gjuhë maqedonase, gjuhë shqipe dhe gjuhë turke,
10.06.2017 - gjuhë angleze, gjuhë frenge, gjuhë gjermane dhe gjuhë ruse,
12.06.2017 - matematikë,
14.06.2017 - estetikë, filozofi, kimi, fizik, biologji, histori dhe biznes.
Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore për Provime, gjysma e numrit të përgjithshëm nga kandidatët e paraqitur janë gjimnaz. Nga gjithsej 16426 kandidatë të paraqitur, në gjimnaz janë 8274, me arsim të mesëm profesional janë 7881 kandidatë dhe me arsim të mesëm artistik janë 271 kandidatë./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































