Marrëdhëniet me vendet fqinje mbeten sfidë për Maqedoninë e Veriut edhe gjatë vitit 2020, teksa vendi po bën përpjekje që të lëvizë drejt integrimit në strukturat euroatlantike.
Maqedonia e Veriut ka nënshkruar marrëveshje me dy shtetet fqinje, Bullgarinë dhe Greqinë, për të përmirësuar raportet dhe për të tejkaluar dallimet. Për këto marrëveshje kanë punuar komisionet në nivel të ekspertëve, të cilët kanë pushuar aktivitetin e tyre gjatë periudhës parazgjedhore.
Lidhur me dy marrëveshjet, komisionet për çështje të arsimit dhe historisë ende nuk kanë tejkaluar dallimet, veçmas kur bëhet fjalë për çështje kontestuese që kanë të bëjnë me historinë.
Në tetor të vitit të kaluar, Qeveria dhe Parlamenti bullgar miratuan deklaratën, që mbështeste nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, por vendosën një sërë kushtesh siç janë: ndryshimi i librave të historisë në një afat të shkurtër kohor, heqja e të gjitha pllakave përkujtimore me mbishkrime “okupatorët fashistë bullgarë” etj.
Situata u tensionua në fund të vitit të kaluar, kur Akademia e Shkencave të Bullgarisë deklaroi se “gjuha maqedonase nuk ekziston”.
Dragi Gjorgjiev, kryetar i ekipit të ekspertëve që punojnë në komisionin për çështje arsimore dhe të historisë, lidhur me marrëveshjen ndërmjet Shkupit dhe Sofjes, për Radion Evropa e Lirë thotë se në takimet mes grupeve punuese të të dyja shteteve janë arritur rezultate, por sipas tij, pas ndërhyrjes së politikës, u krijuan më shumë tensione në opinion, gjë që sipas tij, ndikoi negativisht edhe në punën e ekspertëve.
“Në tri takimet e fundit, puna e komisionit solli shumë tensione në opinion, në vend se të sillte një frymë më të relaksuar në raport mes këtyre dy shteteve fqinje. Kjo ndodhi për shkak të ndërhyrjes në politikës në këtë çështje”, thotë Gjorgjiev.
Megjithatë, sipas tij, ka qenë e rëndësishme që historianët e të dyja vendeve, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, janë ulur në një tavolinë dhe kanë biseduar për çështje shumë të ndjeshme që kanë të bëjnë me historinë maqedonase dhe atë bullgare.
Ndërkaq, Isak Sherifi, ligjërues në Fakultetin e Historisë në Universitetin e Tetovës, thotë se tejkalimi i dallimeve historike me fqinjët, është rruga e vetme që e çon Maqedoninë e Veriut drejt BE-së.
“Shpesh, disa historianë bullgarë e kanë kontestuar gjenezën e kombit maqedonas, duke thënë se maqedonasit janë krijuar si komb në vitin 1944-1945. Por, megjithatë klima e mirëfilltë politike mes dy shteteve Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, me një bashkëpunim të ndërsjellë si në aspektin ekonomik ashtu dhe atë politik, mendoj se barrierat historike në vitin 2020 do të tejkalohen me një finalizim të teksteve mësimore shkencore, që të dyja palët mos kenë më ndasi të mëdha, përkatësisht çështje kontestuese sa i përket historisë së këtyre dy popujve”, thotë Sherifi.
Për dallim nga komisioni në nivel ekspertësh me Bullgarinë, grupi i ekspertëve për raportet me Greqinë, ka qenë më pak i zëshëm në opinion.
Kryetari i komisionit për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore ndërmjet Shkupit dhe Athinës, Viktor Gaber, thotë se është i kënaqur me punën që komisioni ka realizuar dhe shprehet se gjatë këtij viti, do të përmbyllen shumë çështje.
“Vlerësoj se ne kemi bërë shumë, gjithashtu edhe pala greke është angazhuar që të krijohet një bazë e mirëfilltë që të tejkalojmë çështjet konkrete që kanë të bëjnë me korrigjimin e librave”, thotë Gaber.
Ndryshe, komisioni në nivel ekspertësh me Bullgarinë u formua në bazë të marrëveshjes për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore mes Sofjes dhe Shkupit, të cilën e nënshkruan kryeministrat e të dyja vendeve në vitin 2017.
Përderisa komisioni ne nivel ekspertësh me Greqinë u formua në bazë të Marrëveshjes së Prespës në vitin 2018, ku përmes kësaj marrëveshjeje Maqedonia ndryshoi emrin në Maqedoni të Veriut./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vuçiqit i ‘dhemb’ aleanca Kosovë – Shqipëri – Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

Maliqi: PDK dhe LDK po ia lënë njëra-tjetrës fajin për koalicion të mundshëm me Kurtin

“Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë”, Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

Vuçiqit i 'dhemb' aleanca Kosovë - Shqipëri - Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abdixhikut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn